Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon kërkesa e punëtorëve të falimentuar.

Vazhdon kërkesa e punëtorëve të falimentuar.

Kemi pat kontakte me LRSD, edhe njëjherë duhet të shkojë te kryeminsitri për të gjutur zgjidhje, tha nënkryetari i shoqatës Isen fetai.Nënkryetari i kësaj shoqate deklaroi se vullnet i mirë ekziston për tu zgjidhur ky problem por me punë konkrete nuk ka..
Sot në qendrën sportive të tetovës,u mbajt mbledhje informative me antëtarët e ish punëtorëve të ndërmarrjeve të falimentuara dhe punëtorëve me mbi 25 vjet stazh pune dhe status të parregulluar.
Informimi kishte të bëjë me punën që ka bërë deri tani kryesia në lidhje me sjelljen e lighit për këta punëtorë.
86 ditë këta punëtorë protestojnë para parlamentit.

Kemi pat kontakte me LRSD, edhe njëjherë duhet të shkojë te kryeminsitri për të gjutur zgjidhje, tha nënkryetari i shoqatës Isen fetai.
Nënkryetari i kësaj shoqate deklaroi se vullnet i mirë ekziston për tu zgjidhur ky problem por me punë konkrete nuk ka. Ne kemi realizuar takime gati se me të gjithë grupet parlamentare, dhe kemi dërguar disa kërkesa për takim me kryeministrin por tani presim që të na caktojë termin të takohemi edhe me atë.
Ne në kampin e shkupit çdo ditë bëjmë akivitete si takime me grupet parlamentare dhe dërgojmë gjithnjë letra tek personat zyrtarë për të na pranuar.
Sa i përket takimit të PRSD me kryeministrin, të njejtët detale nuk kanë dhënë por kanë deklaruar se kryeministri ka vullnet të mirë për ta zgjidhur këtë. Tani duhet që të pajtohet edhe VMRO-ja dhe të precizohen se prej ku do të merren mjetet për plotësimin e kërkesës së punëtorëve.
Ne kemi cdo ditë takime dhe bëjmë planet për atë se cka do ndërmarim më tutje. Në numër përndryshe punëtorët e falimentuar janë afër 6000.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *