Home / Lajme / Maqedoni / Xhelil Bajrami ne Bruksel

Xhelil Bajrami ne Bruksel

Ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor Xhelil Bajrami, me ftesë të komisarit për mjedis të jetesës Stavros Dimas dhe komisarit për zgjerim Oli Ren, në Bruksel mori pjesë në takimin e ministrave të mjedisit të jetesës të vendeve-kandidate dhe vendeve kandidate potenciale për anëtare të BE-së.Temë e takimit, në të cilin morën pjesë edhe ministrat e mjedisit të jetesës të Kroacisë, Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës, ishte vendosja e bashkëpunimit më të ngushtë rajonal në Ballkan, duke përfshirë edhe Turqinë.Ministrat siç kumtoi Ministria e Mjedisit të Jetesës, u njoftuan me përvojën për përfshirjen në drejtim në BE të Bullgarisë dhe të Rumanisë.

. Në takim, nga ana e Komisionit Evropian u prezantua dokumenti për bashkëpunimin e ardhshëm rajonal në fushën e mjedisit të jetesës në të cilin si sfera prioritare u theksuan planifikimi strategjik, pjesëmarrja e opinionit në marrjen e vendimeve, ndryshimet klimatike, bashkëpunimi tejkufitar dhe përgatitja e projekteve për investim në mjedisin e jetesës. Programi do të zbatohet përmes dy niveleve – politik me pjesëmarrje aktive të ministrave të mjedisit të jetesës dhe atë eksperte në të cilën do të përfshihet administrata. Bashkëpunimi rajonal planifikohet të vendoset si Rrjet rajonal për mjedis të jetesës për përfshirje.Nga ana e Republikës së Maqedonisë, shtohet në kumtesë, u theksua nevoja nga përforcimi i bashkëpunimit me Agjencinë Evropiane për mjedis të jetesës, si dhe nevoja nga mbështetja e institucioneve lokale në menaxhim me mjedisin e jetesës. Propozimet e dhëna u pranuan nga ana e përfaqësuesit të Komisionit evropian. Njëherit, u theksua nevoja që shtetet të angazhohen për përforcimin e kapaciteteve, në nivel lokal dhe qendror, si dhe investimet në sferën e mjedisit të jetesës jashtëzakonisht të rriten në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *