Home / Lajme / Maqedoni / “Zgjimi i ndiesisë”

“Zgjimi i ndiesisë”

Piktori Tetovar Abdi bajrami, mbrëmë në foajenë e qendrës për kulturë para artdashësve Tetovarë, është prezantuar me ekspozitëne tij të katërt personale, të titulluar “Zgjimi i ndiesisë”.Sipas doktor Metin Izetit, Abdi bajrami, nuk pikturon pejsazhe klasike por depërton në masat reliefe dhe morfologjinë e tyre.”Struktura enigmatike e pikturave të tij nuk rezaton vetëm nga aryseja, por edhe nga intuita dhe lëshohet deri në thellësitë e caktuara të ndiesisë dhe shpreh atë që është e fshehur në zemrat tona”, thotë doktor Metin Izeti.

Ndërkaq autori i kësaj ekspozite tregon dallimet mes tre ekspozitave të tija të më parshme.
Ndryshe Abdi bajrami, është i lindur në vitin 1979 në Tetovë, dhe ka kryer fakulttein e arteve, dega pikturë në Universitetin shtetëor të Tetovës gjatë vitit 2004.Jeton dhe punon si artist i lirë.Është anëtarë i Shoqatës së artistëve figurativ të qytetit të Tetovës.Më parë, bajrami është prezantuar me ekspozitat e tij, Pa titull gjatë vitit 2002, Vallëzimi i përjetësisë dhe pa Titull, gjatë vitit 2006.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *