Home / Lajme / Maqedoni / 2483 Pasaporta jane dhene gjate muajit Qershor.

2483 Pasaporta jane dhene gjate muajit Qershor.

Rritet numri i aplikuesve për pasaportata e reja. Qytetarët cdo ditë e më tepër kërkojnë pasaporta si shkak i ardhjes së mërgimtarëve por edhe koinçidimit të periudhës me atë të pushimeve.
Vetëm gjatë muajit prill janë dhënë 620 pasaporta të reja, në muajn maj ky numër trefishohet duke arritur në 1582 ndërsa në muajin qershorë numri i kërkesave për pasaporta të reja ka arritur në 2438.

Cmimi për dokument udhëtimi është paksa më i lartë nga më parë. Kështuqë arrin 200 denarëshin për një pasaportë.
Çmimi për aplikacion kushton 1500 denarë, njoftoi Sllobodanka Serafomovska nga sektori i Punëve të Brendëshme i Tetovës.
Qytetarët pas aplikimit dhe pas kryerjes së procedurës pasaportin e tyre e marrin pas 15 ditëve të punës.
Për marrje të pasaportës së re e cila përmban parametra bio, merren shenjat e gishtave të të dy duarve, nënshkrimi si dhe skenimi i fotografisë, gjëra të cilat nuk lejojnë falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit.
Nga sektori i punëve të brendëshme i Tetovës poashtu njoftuan se ka edhe kërkesa urgjente të cilat paguhen jo 2000 denarë, por 4500 denarë dhe pasaporta rregullohet për afat prej 48 orësh.
Në pasaportat e reja të Maqedonisë ka të integruar mikro çip, me parametrat biometrike të bartësit të dokumentit, gjë që tregon se është i rregulluar sipas standardeve të shteteve të UE.
Falsifikimi i të njejtit do të jetë shumë i vështirë, deklaroi Sllobodanka Serafimovska, sepse kjo pasaportë ka 26 mbrojtje të ndryshme.
Në fund vlen të përmendet se pasaportat e vjetra nga dita e fillimit të dhënjes së të rejave, vlejnë 5 vite. Edhe pse,ndonjë pasaportë mundë të ketë afat edhe më shumë, i njejti dokument nuk vlen përmbi 5 vite.
Përshkak të shtimit të kërkuesve për pasaporta, sipas Serafimovskës gjatë javës së ardhëshme do fillojë të punojë edhe ndrim i dytë për përshpejtim të procedurës për qytetarët.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *