Home / Lajme / Maqedoni / ‘Golgota shqiptare’ mban emrin botimi i ri i Gazetarit Ismet Jonuzi KROSI

‘Golgota shqiptare’ mban emrin botimi i ri i Gazetarit Ismet Jonuzi KROSI

“Golgota Shqiptare”-pjesa e parë, është titulli më i ri i librit që jep dëshmi për organizatën ilegale politike kombëtare Liria-me autor Ismet Krosi.Autori i këtij libri i cili është edhe publicist, një kohë të gjatë ka mbledhur fakte dhe argumente për ata të cilët vepruan në ilegalitet gjatë periudhës së komunizmit.Doktor Nebi Dervishi, thotë se cdo monografi duhet që të mbështetet në materialin faktografik dhe këtë parakusht e plotëson edhe ky libër.”

Merita e autorit qëndron në trajtimin me një vërtetësi dhe në mënyrë objektive të vfigurave dhe ngjarjeve të cilat i shtjellon dhe qëllimi i këtij libri është që të tërheqë vëmendjen e lexuesit lidhur me momentet që kanë të bëjnë me përjetimet golgotiane e ç`njerëzore të shqiptarëve të trevave të pollogut gjatë vitete të 40-ta”, thotë Dervishi.”Monografia ka për qëllim që , sa më realisht të paraqet një segment të luftës heroike dhe burërore që bëri intelegjenca shqiptare, thotë doktor Vebi Xhemaili.”Kur flasim dhe kujtojmë figurën e Sadudin Gjurës dhe bashkëveprimtarëve të tij, ai nuk del vetëm si një luftëtar i denjë dhe i paepur për qëllime të pastra të bashkimit kombëtar pasi që ai , me luftën e vet që bëri sakrifikoi veten , familjen dhe nderoi kombin shqiptar, ndërsa është shumë përgjegjësi, të shkruash për figurën e Sadudin Gjurës, pasi që druajmë që të mos e lëndojmë atë thelbësoren për cka luftoi ai gjatë gjithë jetës për clirimin dhe bashkimin e kombit, thotë Xhemaili.Ismet Krosi, sjell në vëllimin e parë materiale tepër ekskluzive, burime të panjohura të cilat në të ardhmen do të jenë dhe do të shërbejnë si literaturë primare për të gjithë të interesuarit që do të meren me periudhën e pas luftës së dytë botërore e deri në fillimin e mijëvjecarit të tretë, thotë profesor Nuri bexheti, duke vlerësuar lart këtë monografi.Ndryshe, Krosi, me këtë libër sic thotë vetë dëshronë që të hedhë dritë mbi një periudhë e cila deri më tani ka qenë e mbuluar në erësirë.Gati për botim është edhe pjesa e dytë e këtij libri.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *