Home / Lajme / Maqedoni / Ligj i ri per sigurine ne komunikacion

Ligj i ri per sigurine ne komunikacion

Nga një korriku i këtij viti ka hyrë në fuqi ligji i ri për komunikacion. Ky ligj parashef dëmine drakonike. Por këtë e kërkon legjislativa e shteteve anëtare të Unionit Evropjan.
Ligji i ri parashef që në rast të gabimit në komunikacion, vozitësit i jepet thirje për pagesën e gjobës, dhe i njejti është i obliguar që gjobën ta paguajë në afat prej 8 ditësh siç e parashef ligji, deklaroi për Televizionin Koha Lulzim Shabani, zëdhënës i Policisë së Tetovës.

Dënimet do të ndahen në dy kategori, në të lehta dhe të rënda. Gabimet e lehta parashohin dënim prej 15 euro deri 45 euro, të ciat vozitësi duhet ti paguajë, osë në të kundërtën i shënohen pikët negative në lejen për vozitje.
Kurse dënimët e rënda parashohin gjobitje prej 200 euro deri në 600. në rast të pagesës në kohë dhe pa vonesë të dënimit të rëndë, ministria e punëve të Brendëshme e Maqedonisë ka paraparë edhe lehtësim, që nënkupton pagesën e gjysmes së vlerës së denimit..
Ndërsa për shtetasit e Mqedonisë që qëndrojnë jashtë vendit, në rast gabimi në komunikacion, polici ka të drejtë t`ia merr lejen dhe pasaportën deri sa i njejti të sjellë vërtetim për dënimin e paguar në postë, por jo më tepër se 30 ditë.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *