Home / Lajme / Maqedoni / SPB-ja e Tetovës u del në ndihmë mërgimtarëve

SPB-ja e Tetovës u del në ndihmë mërgimtarëve

.”Apeloj që nevojtarët të mos japin asnjë cent ma tepër sa është e caktuar me ligj për marrjen e pasaportës dhe në raste të tilla të lajmërojnë nëpunësit dhe kundër keqpërdoruesve do të meren masa, pasi që ligji u mundëson që ata të pajisen me pasaportë pas asnjë problem, ndërsa apeloj tek qytetarët e Tetovës, të cilët jetojnë dhe veprojnë këtu që në rast se nuk u duhen me urgjencë dokuementacionet e udhëtimit të njejtit të kenë konsideratë ndaj mërgimtarëve dhe të mos krijohen tollovi dhe keqkuptime pa nevojë”, tha polici i parë i Tetovës, Sefedin Qamili

Me kthimin e mërgimtarëve tanë në Tetovë, janë vërjetur një numër i madh i tyre të presin në radhë për nxjerrjen e pasaportave.Sipas kryeshefit të policisë së Tetovës, Sefedin Qamili, kërkesa për nxjerrje të pasaportave nga ana e qytetarëve ka shumë edhe atë mbi 200 kërkesa në ditë për pasaporta me procedurë të rregullt prej 15 ditëve, ndërsa diku mbi 50 kërkesa ka për marrjen e pasaportës me procedurë të përshpejtuar, ose brenda 48 orëve.Për këtë qëllim kryeshefi Qamili, ka ndërmarrë një iniciativë që në zyrat për marrjen e pasaportës të punohet me dy ndrime edhe atë me dy ndrime do të startohet nga dita e hënë duke filluar nga ora 7.30 e deri në ora 21.00, ku qytetarët do të mund të dorëzojnë kërkesat për nxjerrje të pasaportës dhe kj bëhet me qëllim se ka numër të madh të kërkesave dhe në këtë kohë kthehen mërgimtarët dhe kjo ka bërë që numri i kërkesave të rritet.”Zyrat që punojnë për dhënien e pasaportave aktualisht mund të punojnë 100 kërkesa dhe apeloj që qytetarët të mos manipulohen sidmos nga ana e agjencioneve të ndryshme të cilët u premtojnë se do të marrin pasaportë para kohe, pasi që sipas ligjit të ri të gjithë qytetarët kanë të drejtë të marrin pasaportë brenda 15 ditëve dhe nuk ka nevojë që të krijohen tollovi para sporteleve”, thotë Qamili.Ai sqaron se para sporteleve është vendosur një ekzemplar i lutjes së plotësuar që qytetarët të kenë ma lehtë të plotësojnë lutjet e jo të paguajnë.”Apeloj që nevojtarët të mos japin asnjë cent ma tepër sa është e caktuar me ligj për marrjen e pasaportës dhe në raste të tilla të lajmërojnë nëpunësit dhe kundër keqpërdoruesve do të meren masa, pasi që ligji u mundëson që ata të pajisen me pasaportë pas asnjë problem, ndërsa apeloj tek qytetarët e Tetovës, të cilët jetojnë dhe veprojnë këtu që në rast se nuk u duhen me urgjencë dokuementacionet e udhëtimit të njejtit të kenë konsideratë ndaj mërgimtarëve dhe të mos krijohen tollovi dhe keqkuptime pa nevojë”, tha polici i parë i Tetovës, Sefedin Qamili. Ai sqaron se me sistemin e ri është e nevojshme që pala e cila ka dorëzuar kërkesën për marrjen e pasaportës, pa dallim moshe, duhet doemos që të jetë prezent në vend që të fotografohet dhe në mënyrë kompjuterike të vendosë shenjat e gishtit. Kreu i policisë së Tetovës vëren se kjo është një ndër sistemet më të sofistikuara në Evropë që ka të bëjë me dhënien e këtyre dokumentacioneve të reja. Disa nga kushtet kryesore për të marrë pasaportë të re janë se personat e moshës mbi 27 vjeç nëpërmjet postës duhet të paguajnë një çmim prej 1 mijë e 500 denarësh, dhe fletëpagesë prej 500 denarësh. Nga ana tjetër për personat që janë nën 27 vjeç dhe për të miturit, fletëpagesa do të jetë 250 denarë. Kryeshefi Qamili sqaron se për fëmijët deri katër vjet nuk paguhet fletëpagesë, por vetëm shuma prej 1 mijë e 500 denarësh. Një risi tjetër në sistemin e dhënies së pasaportave të reja për personat mitur, pra nën 18 vjet është prezenca e dy prindërve dhe identifikimi i tyre përmes letërnjoftimit. “Në rast se për shkaqe të arsyeshme nuk është prezent njëri nga prindërit, atëherë tjetri me kërkesën për marrjen e pasaportës për fëmijën e vet, duhet të ketë edhe fletë-kurorëzimin, që duhet të jetë jo më i vjetër se gjashtë muaj”, thotë Qamili.
Për të qenë gjithnjë në shërbimin e qytetarëve, numri një i SPB-së nuk heziton për të sqaruar edhe hollësi të tjera në këtë drejtim, po madje edhe për sportelet ku duhet të drejtohen personat me kërkesat. Kështu, Qamilit shpjegon se kërkesa për lutjen për pasaportë, merret në dhomën numër katër të SPB së Tetovës dhe se ajo duhet të plotësohet nga vetë personi që kërkon atë dokument, por i cili duhet të ketë edhe pullën administrative prej 50 denarë, si dhe dy fletëpagesat e sipërpërmendura. Kërkesa duhet të parashtrohet në dhomën e njëjtë, ku bëhen kontrolle të evidencës, jepet një numër dhe udhëzohen në punktin bazë për pranim, ku zbatohet procedura e fotografimit, e marrjes së shenjave të gishtërinjve në formë kompjuterike. Dhënia e pasaportës së re duhet të bëhet në afat prej 15 ditësh nga parashtrimi i kërkesës, mirëpo nga ana tjetër, pra në raste urgjente ligji mundëson që në afat prej 48 orësh të përgatitet pasaporta, ndërsa lutësi bën pagesë të trefishtë ose 4500 denarë që gjithashtu bëhen në postë.
“Procedurat tjera janë të njëjta, mirëpo për rastet urgjente personi është i obliguar ta pranojë pasaportën në stacionin bazë, që gjendet në sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup, në zyrën numër dy ”, thotë Qamili dhe shton se pasi të merret pasaporta e tillë nga Shkupi, poseduesi i saj duhet të kthehet sërish në SPB të Tetovës, ku do t’i kthehet pasaporta e vjetër, që vlen për personat, të cilët kanë viza për në shtetet e huaja. Kryeshefi i Policisë në Tetovë Sefedin Qamili sqaron edhe një hollësi tjetër e që ka të bëj me qytetarët e Maqedonisë që punojnë jashtë shtetit. Këta persona, ndërkaq nëse u ka kaluar afati i këtij dokumenti duhet që të paraqiten në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë ku do të bëjnë kërkesën për fletudhëtim, me të cilën do të kthehen në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *