Home / Lajme / Maqedoni / Tregtarët Tetovarë kundër arkave fiskale

Tregtarët Tetovarë kundër arkave fiskale

Në Tetovë shitësit e tregut nuk janë të organizuar në shoqata të veçanta që të luftojnë së bashku për të drejtat e tyre
Thonë se shumë shpejt ndërrohen edhe njerëzit që i marrin tezgat me qira. Ata shitës që një kohë më të gjatë kanë tezgë në treg, pajtohen të paguajnë paushall, mirëpo jo edhe të përdorin arka fiskale dhe për çdo prodhim të nxjerrin llogari fiskale. Dyshojnë se kjo akoma më shumë do t’ua ulë punën.

Pazarxhinjtë nga e gjithë Maqedonia sot kanë rifilluar me grevën e tyre duke kundërshtuar vendosejn e arkave fiskale por kjo nuk ka ndodhur, në Tetovë, tregtarët nuk kanë protestuar.
Në Tetovë shitësit e tregut nuk janë të organizuar në shoqata të veçanta që të luftojnë së bashku për të drejtat e tyre
Thonë se shumë shpejt ndërrohen edhe njerëzit që i marrin tezgat me qira. Ata shitës që një kohë më të gjatë kanë tezgë në treg, pajtohen të paguajnë paushall, mirëpo jo edhe të përdorin arka fiskale dhe për çdo prodhim të nxjerrin llogari fiskale. Dyshojnë se kjo akoma më shumë do t’ua ulë punën. “Deri më tani puna në tregun e gjelbër ishte kaotike. Ata që prodhojnë merren vesh se me cilin çmim do të dalin në treg, ndërsa për ne stërshitësit, ishte problem se nuk mundeshim të merremi vesh për çmimin shitës. Në qoftë se na detyrojnë të blejmë arka fiskale, kjo do të jetë mirë për shitësit e tregut që punojnë me nder, mirëpo edhe për qytetarët”, thotë një pronar tezge nga Tetova. Nga ana tjetër, nëse fiskalizimi i tregjeve futet ashtu siç urdhërojnë dispozitat ligjore, shitësit e tregut thonë se do të jenë të detyruar t`i rrisin çmimet e prodhimeve.
“Përveç asaj që paguajmë qira për tezgat, do të rriten edhe shpenzimet e tjera. Kështu që do të duhet t`i rrisim çmimet e prodhimeve dhe qarkullimi do të ulet akoma më shumë. Populli nuk ka para, qarkullimi këtë vit ka rënë më shumë, ndoshta deri 70% në krahasim me vitin e kaluar. Nëse zbatojmë ligjet do të duhet të shkojmë në shtëpi”, thotë një pronar tjetër tezge nga Tetova. Nëse tashmë fiskalizimi është i domosdoshëm, atëherë pronarët e tezgave shprehen dakord që të paguajnë tatim paushall.
“Në ligj thuhet se tregtari që organizon aktivitet të tregut të gjelbër dhe në të cilin kryhet tregti me shumicë dhe pakicë, është i obliguar të sigurojë arka fiskale për pagesa kesh për shfrytëzuesit e vendeve për shitje. Gjatë kësaj, ne nuk do të kemi punë me ata që shesin në tregun e gjelbër në Tetovë. Puna jonë është me organizatorin e këtij tregu të gjelbër e kjo në këtë rast është ndërmarrja publike komunale”, thonë në zyrën rajonale të Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Tetovë.
Nëse fiskalizimi i tregjeve futet ashtu siç urdhërojnë dispozitat ligjore, shitësit e tregut thonë se do të jenë të detyruar t`i rrisin çmimet e prodhimeve.Nëse tashmë fiskalizimi është i domosdoshëm, atëherë pronarët e tezgave shprehen dakord që të paguajnë tatim paushall. Puna jonë është me organizatorin e këtij tregu të gjelbër e kjo në këtë rast është ndërmarrja publike komunale”, thonë në zyrën rajonale të Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Tetovë.Nga njësia e punës “Tregu” pranë NPK Tetovë, thonë se duke pasur parasysh se janë të obliguar me ligj, i njëjti do të zbatohet në mënyrë konsekuente. Tezgaxhinjtë e tregut të Tetovës thonë se poqëse na detyrojnë ne edhe në protestë do ngrihemi kurse arkat fiskale nuk vijnë parasysh. Shkaku është se mallit tonë i ndryshon cmimi shum herë brenda ditës dhe si do vëndojmë arka fiskale.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *