Home / Lajme / Maqedoni / UEJL-perkujton ngjarjet e 1997 ne Gostivar

UEJL-perkujton ngjarjet e 1997 ne Gostivar

Në universitetin e evropës juglindore në Tetovë, sot u mbajt një akademi përkujtimore kushtuar dhjetë vjetorit të ngjarjeve të Gostivarit.Në këtë akademi ishin të pranishëm profesorë, pjesëmarrës direkt në këto ngjarje, analist dhe studentë.Rufi Osmani, prefekt i Gostivarit në vitin 1997, i cili edhe u arrestua aso kohe sot thotë se asgjë nuk ka ndryshuar nga ajo kohë dhe unë vazhdoj ti mbaj qëndrimet e mija që i kam pas edhe atëherë.

“Në vitin 1997 ndodhi një konflikt brutal ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror thjesht pushteti qendror shkeli pushtetin lokal shqiptar në komunën e Gostivarit, i cili ishte zgjedhur në mënyrë demokratike dhe vepronte në mënyrë institucionale dhe projekti i flamurit shqiptar, i 97-ës , ishte njëri nga projektet në kuadër të projektit për regjionalizimin i cili u aprovu në 1996 në zyrat e pushtetit lokal të aso kohe në Gostivar”, tha Osmani.Sipas tij, pushteti lokal, i Gostivarit në mënyrë konsekuente prenetendonte që të detyron autoritet maqedone, të aprovonte miratim të ligjit për përdorimin e flamurit kombëtar..
Ndërsa historiani Nuri Bexheti tha se ngjarjet në histori nëse nuk trajtohen ato përsëriten dhe shpesh përsëritrjet janë të përcjellura me vuajtje dhe dhimbje dhe apsoja të rënda.
Në këtë akademi folën edhe analisti Qani Mehmeti dhe Ymer ismaili, të cilët evokuan kujtime nga ngjarjet politike dhe tragjike të shqiptarëve të Gostivarit dhe Tetovës.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *