Home / Lajme / Maqedoni / ZJARET

ZJARET

Rreth dhjetë zjarre ende janë aktiv në teritorine Maqedonisë ka njoftuar qendra për menaxhim me kriza.Zjarr nga teritori i Shqipërisë është hudhur në teren të keq për shuarje në regjionin e Ohërit dhe përhapet në drejtim të Lubanishtës.Në shuarjen e zjarrit ka vepruar një helikopter por bëhet fjalë për një hapësirë të madhe.Në teren janë 41 persona dhe vlerësohet se do të vihet në kontroll.

Zjarri në hapësirën më të madhe në mes fshatrave Llukarë dhe Goshincë, në Kumanovë, ende është aktiv dhe deri tani janë djegur 20 hektarë.më vështirësi paraqesin terenet e pakapshme , mos shënimi i vijës kufitare drejt Kosovës.
Për shkak të kësaj ekziston mundësia që zjarri të përhapet edhe në fshatrat Brezë, malinë, Goshincë dhe Llukarë, në drejtim të Rekanska Reka.Mundësia e vetme e shuarjes së zjarrit është që të intervenohet nga ajri, bën të ditur qendra për menaxhim me kriza. Ende aktiv është zjarri në fshatin Pllasnicë, ku zjarri ka kapluar një sipërfaqe prej 80 hektarëve .Nga orët e mëngjesit është vazhduar me shuarjen e zjarrit, ku kanë marrë pjesë edhe banorë lokal.Rreth 200 hektarë pyje dhe livadhe janë kapluar nga zjarri në rajonin e Gostivarit.Zjarri mbi fshatin Llukavicë është rikativizuar sot në mëngjes dhe ka kapluar rreth 10 hektarë pyje.
Zjarri ende është aktiv në Sollunska Gllava dhe Belica.Zjarri lëviz në drejtim të staneve mbi Patishka Reka tek vendi Milakov Kamen dhe parkut nacional jasen. Në ndërkohë Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë, gjeneral-nënkoloneli Mirosllav Stojanovski, zëvendësi i SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Adil Gazaferi dhe drejtori i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjenerali brigadier Zoran Dimov, sot kanë vizituar rajonet e kapluara nga zjarret në vend, si dhe garnizonet dhe njësitë e armatës, nga përbërja e të cilave janë angazhuar ushtarë për shuarjen e zjarreve në vend.Siç kumtoi Zyra për marrëdhënie me opinion e SHM të ARM-së, ata kanë vizituar parkun nacional “Jasen”, Katllanovë, Tetovë dhe Kërçovë, me ç’rast është përcaktuar situata e vërtetë dhe nevoja për angazhim plotësues të pajisjeve dhe pjesëtarëve të ARM-së në ekipet zjarrfikëse të cilët po veprojnë në terren..

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *