Home / Lajme / Maqedoni / Andrej Petrov kerkon prishje te vendimit te Qeverisw

Andrej Petrov kerkon prishje te vendimit te Qeverisw

Kryetari i Bashkësisë së Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) Andrej Petrov sot dërgoi apel deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë që ta prishë vendimin që shtëpia e nxënësve në Gostivar të transformohet në shtëpi studentore.”Shtepitë studentore nga 1 shtatori do të kalojnë në duart e autoriteteve vendore

Ky transformim ndodh 10 ditë para fillimit të fazës së dytë të decentralizimit. Apelojmë deri te Qeveria e kryeministrit Gruevski që ta tërheqin këtë vendim sepse decentralizimi është proces, të cilin së bashku duhet ta ndërtojmë”, theksoi Andrej Petrov në konferencën për shtyp në hapësirat e BNJVL-së.Nënkryetrai i BNJVL-së dhe kryetar i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta konsideron se ky transformim nuk është i volitshëm për procesin e decentralizimit. Sipas tij, në këtë mënyrë shkelet ligji, i cili duhet të hyjë në fuqi më 1 shtatori, ndërsa siç theksoi ligjet ndërrohen vetëm në Kuvend.Sipas tij, nuk ka nevojë që shtëpia e nxënësve të transformohet në shtëpi studentore sepse Gostivari nuk ka fakultet.Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse procesi i emërtimit të shefave të stacioneve policore, në komunat do të zhvillohet me pjesëmarrje të pushtetit vendor, Andrej Petrov theksoi se para se të jepet përgjigje, duhet të bisedohet me ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e pastaj të jepen përgjigje. .

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *