Home / Lajme / Maqedoni / BDI – përkrah fuqishëm zgjidhjen e statusit final të Kosovës

BDI – përkrah fuqishëm zgjidhjen e statusit final të Kosovës

Kryesia qendrore e BDI-së edhe një herë ka rikonfirmuar qëndrimin e saj se përkrah fuqishëm zgjidhjen e statusit final të Kosovës në përputhje me planin e Presidentit Ahtisari. Me këtë rast, Kryesia shprehu shqetësim ndaj tendencave për të prolonguar definimin e statusit të Kosovës dhe në veçanti idetë e ndryshme të ndarjes së saj, duke i vlerësuar ato si të papranueshme dhe të dëmshme si për vetë Kosovën po ashtu edhe për stabilitetin në rajon, theksohet në deklaratën zyrtare të BDI-së, lëshuar për mjetet e informimit. Kryesia po ashtu shqyrtoi edhe situatën politike në vend me ç`rast konstatoi se elitat politike në Maqedoni, në veçanti Qeveria, me veprimet e veta po prodhon konfuzion dhe vazhdon të ndikojë në uljen e besimit të ndërsjellë në mes komuniteteve, besim ky i ndërtuar me mund e sakrificë.”

Kryesia qendrore e BDI-së edhe një herë ka rikonfirmuar qëndrimin e saj se përkrah fuqishëm zgjidhjen e statusit final të Kosovës në përputhje me planin e Presidentit Ahtisari. Me këtë rast, Kryesia shprehu shqetësim ndaj tendencave për të prolonguar definimin e statusit të Kosovës dhe në veçanti idetë e ndryshme të ndarjes së saj, duke i vlerësuar ato si të papranueshme dhe të dëmshme si për vetë Kosovën po ashtu edhe për stabilitetin në rajon, theksohet në deklaratën zyrtare të BDI-së, lëshuar për mjetet e informimit. Kryesia po ashtu shqyrtoi edhe situatën politike në vend me ç`rast konstatoi se elitat politike në Maqedoni, në veçanti Qeveria, me veprimet e veta po prodhon konfuzion dhe vazhdon të ndikojë në uljen e besimit të ndërsjellë në mes komuniteteve, besim ky i ndërtuar me mund e sakrificë.” BDI dënon ashpër ndërhyrjet dhe ekspeditat policore nëpër vendbanimet shqiptare. Sidomos brengosëse është mënyra se si kjo Qeveri dëshiron të “pacifikojë” dhe disciplinojë lagjet shqiptare në qytetin e Shkupi, duke i maltretuar banorët, i denigruar dhe duke përdhosur dinjitetin personal të tyre.BDI-ja ashpër dënon aktin e maltretimit të pjesëtarëve të familjes Jashari, familje kjo e njohur për kontributin dhe sakrificën kombëtare me dimensione universale. Aktet e tilla përdorimit arbitrar të forcës nga pushteti nuk japin kontribut në drejtim të nevojave të përbashkëta e gjithë qytetarëve siç është demokracia, liria e lëvizjes, komunikimi dhe ndërtimi i raporteve të mira fqinjësore”, thuhet më tej në deklaratën zyrtare të ëksaj partie. Kryesia e BDI-së shpreh shqetësimin e saj për vonesën e implementimit të Marrëveshjes së Majit dhe mungesën e vullnetit politik për realizimin e fazës së dytë të decentralizimit. “Duke pasur parasysh që të këto komponenta janë pjesë të rëndësishme të Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe si të tilla determinojnë edhe mbarëvajtjen e rrjedhave të gjithëmbarshme në vend, presim një dinamikë më të përshpejtuar, në përputhje më Marrëveshjen, dhe politika konkrete për realizimin qenësor të fazës së dytë të decentralizimit. Meqenëse këto dy çështje burojnë nga dokumente që kanë karakter ndërkombëtarë dhe njëkohësisht ishin dhe ngelen kusht për hapërimin e Maqedonisë drejt strukturave evro-atlantike, BDI-ja pret seriozitet më të theksuar nga të gjithë faktorët relevantë, dhe përshëndet angazhimin e përfaqësuesve dhe strukturave ndërkombëtare edhe më tutje në këtë drejtim. .
BDI-ja mbështet luftën kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si nevojë të vendit për forcimin e demokracisë dhe frymëmarrje më të lehtë për zhvillimin ekonomik, e bënë këtë me qëllim që të krijojë perspektiva të reja për gjeneratat e ardhshme. Aq më parë kur edhe në debatin Parlamentar kur nga goja e deputetëve (ish funksionarë ekzekutiv ) po konfirmohet se “gjithë Qeveritë në periudhë 17-të vjeçare janë të korruptuara”, ky është një argument më shumë që e fuqizon kërkesën tonë për formimin e një komisioni hetimor me përfaqësues dhe mbështetje të të gjitha partive politike, për hulumtimin e të gjitha aktiviteteve korruptive të njohura dhe të panjohura për opinionin gjatë mandateve të të gjitha Qeverive pas pavarësimit të Maqedonisë.”, thuhet në fund të deklaratës së BDI-së..

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *