Home / Lajme / Maqedoni / Çështjet e sigurisë më shumë nuk janë prioritet për qytetarët në Maqedoni.

Çështjet e sigurisë më shumë nuk janë prioritet për qytetarët në Maqedoni.

Çështjet e sigurisë më shumë nuk janë prioritet për qytetarët në Maqedoni. Ka optimizëm të vëmendshëm dhe anketat e fundit të IRI-t tregojnë shpresë mes qytetarëve në Maqedoni për një jetë më të mirë, vlerësoi Linzi Lojd, drejtor rajonal për Evropë pranë Institutit Republikan Ndërkombëtar në intervistën për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

Çështjet e sigurisë më shumë nuk janë prioritet për qytetarët në Maqedoni. Ka optimizëm të vëmendshëm dhe anketat e fundit të IRI-t tregojnë shpresë mes qytetarëve në Maqedoni për një jetë më të mirë, vlerësoi Linzi Lojd, drejtor rajonal për Evropë pranë Institutit Republikan Ndërkombëtar në intervistën për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase. Për Lojdin, numrat për mbështetje mes qytetarëve të Maqedonisë për hyrje në NATO janë impresionuese, duke theksuar në rezultatet nga anketa e zbatuar nga IRI, sipas së cilës, siç thekson, 91 për qind e të anketuarve konsiderojnë se Maqedonia duhet të bëhet pjesë e NATO-s. Sipas tij, kjo është përqindje e madhe krahasuar me vitin 2003, kur mbështetja arrinte 75 për qind dhe mbështetje tejet më e madhe se sa në cilindo qoftë vend – anëtare potenciale e Aleancës, transmeton MIA.”Rejtingu i lartë i kryeminstrit Nikolla Gruevski prej 61 për qind i përket premtimeve të tij se do të fokusohet në çështjet ekonomike. Numrat ende nuk premtojnë, por për herë të parë pas shumë viteve në hulumtimet e IRI-it numri i qytetarëve që mendojnë se punët do të shkojnë më mirë rritet për dallim nga ata të cilët mendojnë të kundërtën, konkludon Lojd.Maqedonia ende po kalon nëpër periudhën e tranzicionit ekonomik, deklaroi për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase Limzi Lojd dhe konstraton se qytetarët në vend kanë optimizëm të vëmendshëm se punët do të shkojnë në drejtim të vërtetë.Druajtjet e qytetarëve për të ardhmen e Maqedonisë mbesin e kaluar, komenton Lojd.”Është interesant që për shumë qytetarë të Republikës së Maqedonisë kjo më tej nuk është çështje e hidhur. Me vite anketojmë në çështjen – nëse Maqedinia është vend më stabil. Në vitin 2001 83 për qand nga të anketuarit thanë se vendi është më jostabil nga më herët. Sot 70 për qind e qytetarëve konsiderojnë se vendi është më stabil ose në nivelin e njejtë. Marrëveshja e Ohrit e rriti besimin dhe çëshjet e sigurisë i vuri në planin e dytë”, thotë drejtori për Evropë pranë IRI-it..

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *