Home / Lajme / Maqedoni / DROGA

DROGA

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë gjashtë muajve të kaluara ka zbuluar 168 raste të tregtisë ilegale me drogë, me ç’rast ka konfiskuar rreth gjysmë toni narkotikë të ndryshëm, vlera e së cilës në narko-tregun e vendit është vlerësuar rreth 91 milionë euro.Gjatë zbulimit të rasteve, janë gjetur edhe konfiskuar gjithsej 486 kilogramë e 707,69 gramë kokainë, 173 kilogramë e 291 gramë marihuanë, tetë kilogramë e 607 heroinë, 400 gramë hashish, 1.282 tableta – ekstazi, pesë kilogramë e 568 gramë përzierje nga paracetamoli dhe kofeini, 283 tableta dhe 13 mililitra “metadon”, 20 tableta tramadoll, 4,25 gramë amfetamin, 9,9 gramë prokain, 4,087 trungj, 211 fara e 420 gramë farë nga bima kanabis-sativa.Për “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope” penalisht janë paraqitur 211 persona, ndërsa 30 për veprën penale “mundësim të përdorimit të drogave narkotike”. Numri më i madh i rasteve janë realizuar në rajonin e Shkupit, ku janë zbuluar 52 vepra penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope” dhe 11 “mundësim të përdorimit të drogave narkotike”.

Sipas strukturës kombëtare, numri më i madh – 154 kryerës janë maqedonas, 55 shqiptarë, 18 romë, pesë janë serbë, shtatë nga kombësitë tjera, ndërsa dy persona janë të huaj – shtetas të Greqisë dhe të Bullgarisë. Mes kryerësve të paraqitur, njëri ka qenë i punësuar në njësinë për intervenime të shpejta pranë MPB-së.Si rezultat të masave të ndërmarra nga ana e MPB-së, janë ndërprerë dy kanale ndërkombëtare, përmes të cilave janë transportuar kokainë dhe marihuanë, me ç’rast nga liria janë privuar katër shtetas të Maqedonisë.Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar përmes Sektorit për bashkëpunim policor ndërkombëtar janë marrë informata se në Zvicër, Gjermani, Austri, Francë, Turqi dhe në vendkalimet mes Serbisë e Kroacisë dhe Bullgarisë dhe Turqisë në 11 raste nga liria janë privuar 15 shtetas të Maqedonisë, prej të cilëve janë marrë rreth 72 kilogramë e 735 gramë heroinë, 17 kilogramë e 187 gramë marihuanë, 12 tonë e 60 kilogramë acid anhidrid, 924 gramë amfetaminë dhe 4 gramë kokainë.Sipas statistikës policore, në periudhën e njëjtë vitin e kaluar janë konfiskuar 149 kilogramë e 937 gramë heroinë, 297 kilogramë e 643 gramë marihuanë, 164 gramë kokainë, 63 mililitra-metadonë, 307 tableta-ekstazi, 2 kilogramë e 966 gramë opium, 64 trungj, 630 gramë e 525 copë fara nga bima kanabis sativa, 805 gramë prokain, 36 gramë laktozë, 0,1 gramë amfetaminë, 1 gram hashash dhe 8 tableta lorazepam..

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *