Home / Lajme / Maqedoni / Dukuria e rahjes së policëve nga shkupi është transformuar edhe në Tetovë

Dukuria e rahjes së policëve nga shkupi është transformuar edhe në Tetovë

Sulmohet dhe ndalohet të kryej detyrën e tij zyrtare polici. Rasti ka ndodhur në qytetin tonë. Fjala është për personin S.J. i lindur në vitin 1968 banorë i Tetovës. Rasti ka ndodhur më 17 gusht të këtij viti, kur personi S.J. është ndaluar nga polici përshkak të vozitjes pa rryp të sigurisë dhe pa drita. Pasi e ndalon polici personi S.J. fillon të qortohet duke e goditur policin që ka qenë duke kryer detyrën..

Personi në fjalë pas shqiptimit të paraburgimit është drejtuar në Burgun e Tetovës ku edhe është duke e vuajtur paraburgimin.
Sa i përket sigurisë në komunikacion pas ndryshimeve në ligj që u bënë, deri më tani nga hyrja e ligjit në fuqi, policia e trafikut në Tetovë ka lëshuar gjithsej 800 urdhëresa për pagim të gjobës për rastet ku kundërvajtja ka qenë më e rëndë, për të cilët është paraparë gjobë mbi 300 euro..

Nga sektori i punëve të brendëshme i Tetovës apelojnë edhe një herë që të kenë kujdes në komunikacion, sepse ligji është rigoroz dhe duhet respektuar, deklaroi për televizionin koha zëdhënësi i sektorit të punëve të brendëshme të Tetovës Lulzim Shabani.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *