Home / Lajme / Maqedoni / Femijet rom bejne plazh ne lum te ndotur te Shkumbinit

Femijet rom bejne plazh ne lum te ndotur te Shkumbinit

Edmondi, është 12 vjeçar, dhe ka braktisur shkollën për të fituar kafshatën e gojës, trotuareve të qyteit.Atë mund ta gjesh në qendrën e re tregtare e më pas, mund të rastisish në fund të qyteit, në semaforë.Megjithatë, jeta plot halle e mundime atë e ka bërë shumë dinak.Ka zgjdhur një mënyrë tjetër, oër të fituar të holla.Ai, bën lloj lloj akrobacione për ata që e “qerasin”, me dhjetë denarë.Në vapën më të madhe ai i braktisën, të gjitha skajet dhe shkon e bën “plazh”, në lum. Kushedi se çka fshihet në brendinë e atij, “jetimi”, të lënë nën mëshirën e kohës.Megjithatë fytyra e tij plot gaz, kur hudhet në ujë, sikur nuk e lodh veten për ndonjë plazh më të mirë dhe është pajtuar me fatin e tij.

Janë pesë sosh, herë mund t`i takosh në skajet e qytetit e herë në lumin e Shkumbinit.Janë fëmijët të nacionalitetit rom, që freskinë gjatë ditës e gjejnë pikërisht në lumin e ndotur, që përshkon qytetin e dy universiteteve, atë të Tetovës.
Edhe këta fëmijë janë pjesë e shoqërisë tonë. Mirëpo për ato ditët e gëzuara zgjasin shumë shkurt.Jeta e tyre është përplot strese, vështirësi dhe mundë për të mbijetuar.Një moshatar tjetër të këtyre fëmijëve, këtyre ditëve nuk mund t`a gjesh në këtë lum të ndotur, por as rrugëve të qytetit tonë, por ai freskohet brigjeve të Adriatikut, kurse për këta dielli lind dhe perendon në këtë qytet dhe brigjet e Adritikut janë mollë e ndaluar.Zallin e brigjeve të Adriatikut tek këta fëmijë mund ta gjesh vetëm në iluzionet e tyre.
Edmondi, është 12 vjeçar, dhe ka braktisur shkollën për të fituar kafshatën e gojës, trotuareve të qytetit.Atë mund ta gjesh në qendrën e re tregtare e më pas, mund të rastisish në fund të qyteit, në semaforë e gjetiu….Megjithatë, jeta plot halle e mundime atë e ka bërë shumë dinak.Ka zgjedhur një mënyrë tjetër, për të fituar të holla.Ai, bën lloj-lloj akrobacione për ata që e “qerasin”, me dhjetë denarë.Në vapën më të madhe ai i braktisën të gjitha skajet dhe shkon e bën “plazh”, në lum. Kushedi se çka fshihet në brendinë e atij, “jetimi”, të lënë nën mëshirën e kohës.Megjithatë fytyra e tij wshtw plot gaz, kur hudhet në ujë, sikur nuk e lodh veten për ndonjë plazh më të mirë dhe është pajtuar me fatin e tij.
Një kënaqësi të vogël këta fëmijë kanë gjetur në këtë lum të ndotur në qytetin tonë. Dhe çështë më e keqe, të njejtët nuk mund të freskohen kur duan ata sepse fëmijët tjerë këtë gjë u`a ndalojnë vetëm e vetëm pse janë të nacionalitetit rom.Fatkeqësia më e madhe është se ata nuk janë të vetëdijshëm se në atë ujë derdhen edhe ujrat fekal.
Pjesa më e madhe e ditës së tyre ju kalon duke lypur rrugëve të qytetit, për të siguruar kafshatën e bukës që në mbrëmje të kthehen nëpër kasollet e tyre të improvizuara të hanë darkën e siguruar gjatë ditës. Por a thua çdo ditë i`u del ushqimi. Sepse jo çdo kush ju jep lëmoshë këtyre fëmijëve. Rrugët e qytetit janë përplot me raste të këtilla. Institucionet lokale dhe qëndrore para këtyre mbyllin sytë. Edhe këta fëmijë kanë jetën e tyre, dhe duan të jetojnë si shokët e vet. Këta fëmijë apelojnë, deri tek institucionet relevante, që sado pak të kujdesen që këtyre të pafajshmëve të ju sigurojnë nëse jo tjetër një cante me libra për në shkollë dhe një kafshatë buke që të mos presin se kush do ju falë një denarë që të ikin e të blejnë dicka.”Do të ishte e udhës që kompetentët më në fund të ndërmarrin diçka në këtë drejtim, ose së paku të ndalojnë këta fëmijë që të lahen në këtë lum ose së paku të njejtin t`a pastrojnë, sepse këta fëmijë që lahen këtu mund të infektohen”, thotë një plak 80 vjeçar që çdo ditë mund të takosh ulur në parkun e qyteit, pranë Xhamisë së Larme në Tetovë.Derisa kompetentët hamenden për të bërë diçka në këtë drejtim, Edmondi bashkë me shokët e tij vazhdon të lahet në lumin e Shkumbinit.Në ujin e tij të preferuar..

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti apel Maqedonisë: Përforconi luftën kundër terrorizmit

“Për shkak të trysnisë ushtarake të të ashtuquajturit Shteti Islam, në vitin 2016 Evropa ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *