Home / Lajme / Maqedoni / Marrin vendimet e punës 81 administratorët

Marrin vendimet e punës 81 administratorët

Me këtë arritëm që këtij grupi të rrinj, t`iu sigurojmë vendimet e punës.Në të ardhmen do të ketë edhe iniciativa konkrete qofshin politike apo ekonomike të cilat do ti bëjmë publike në kohën e duhur dhe me këtë do të vazhdojmë në kontiunitet ti mbajmë dhe realizojmë premtimet e dhëna, në favor të popullatës”, theksoi Hoxha.

Partia për prosperitet Demokratik publikisht u ka uruar 81 administratorëve, që të kenë sukses në punë dhe të bëhen pjesë e luftës kundërkorupsionit dhe krimit të organizuar.
Gjatë një takimi me gazetarë, zëdhënësi i Partisë për Prosperitet Demokratik ,Arjanit Hoxha, ka deklaruar se ”PPD-ja e morri këtë iniciativë, dhe mbajti premtimin e dhënë për të zgjidhur problemin e 81 administratorëve.
“Me këtë arritëm që këtij grupi të rrinj, t`iu sigurojmë vendimet e punës.Në të ardhmen do të ketë edhe iniciativa konkrete qofshin politike apo ekonomike të cilat do ti bëjmë publike në kohën e duhur dhe me këtë do të vazhdojmë në kontiunitet ti mbajmë dhe realizojmë premtimet e dhëna, në favor të popullatës”, theksoi Hoxha.
Ndërsa përfaqësuesi i 81 administratorëve të punësuar Dritan Tatishi, me këtë rast ka falemenderuar PPD-në, që u mundësoi të punësohen.
Ndryshe 81 administratorët do të puënsohen në Doganë, drejtorinë e të hyrave publike, dhe sektore tjera qeveritare.Sipas zëdhënësit të PPD-së, deri në fund të vitit në administratën shtetërore duhet të puënsohen diku rreth 2500 administratorë.Me këtës sipas Hoxhës, duhet të rritet përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e shtetit dhe implementimi i Marrëveshjes së Ohërit..

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *