Home / Lajme / Maqedoni / Në Gostivar do të transferohet një nga fakultetet e USHT.

Në Gostivar do të transferohet një nga fakultetet e USHT.

Vendimi për transferimin e konviktit të Gostivarit në konvikt studentësh dhe marrja e kompetencave në këtë drejtim është sjellë pasi në këtë institucion arsimor janë kryer keqpërdorime dhe malverzime të mëdha nga ana e Nevzat Bejtes. Këto janë akuzat e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti, i cili para gazetarëve të martën, ka informuar se të premten do të bëhet promovimi i objektit të ri të një Fakulteti të USHT-së që do të transferohen në qytetin e Gostivarit. “Nga konvikti janë vjedhur batanije dhe janë dërguar në vilat e bashkë partiakëve të Bejtës, të cilat janë evidentuar dhe për të cilat është ngritur procedurë, e që është në organet kompetente. Shtretër, si dhe mungesa e një pjese të pajisjes së nxehjes dhe është shitur për hekur, e që gjithashtu është evidentuar nga drejtori, i cili me vendim të ministrisë është ndërruar”, ka thënë Rushiti, duke mos publikuar se cili nga fakultetet e USHT-së do të transferohet në Gostivar.

Me këtë rast, ai nuk ka nguruar t’i kundërpërgjigjet akuzave të kryetarit Bejta, i cili ka thënë se MASH dhe Qeveria në mënyrë joligjore ia kanë marrë kompetencat rreth menaxhimit të konviktit, i cili deri më tani është shfrytëzuar nga shkollat e mesme.
“Vendimi është marrë vetëm për një arsye të vetme. Në Gostivar do të transferohet një nga fakultetet e USHT. Objekti i konviktit tashmë i është dorëzuar në pronësi Universitetit Shtetërorë të Tetovës dhe se shumë shpejtë, njëri ndër Fakultetet do të fillojë me punimet për adaptim të objektit”, sqaron ministri Rushiti.
Sipas tij, ekzistonin dy mundësi për të transferuar Fakultetet e USHT-së në Gostivar.
E para, thekson ai, është mënyrë më e lehtë shndërrimi i konviktit në shtëpi studentësh, si dhe mënyra e dytë, MASH-i të uzurpojë ndonjë nga objektet e ndërtuara pa leje nga ana e kryetarit Bejta.
“Kam dëgjuar deklaratat dhe qëndrimet e kryetarit të Gostivarit, Nevzat Bejta lidhur me konviktin në Gostivar, për të cilin është marrë vendim që i njëjti të shndërrohet në konvikt studentësh. Bejtën e kisha porositur të merret me detyrat që nuk i ka kryer si kryetarë komune, ndërsa punët tjera t’ia lë Ministrisë së Arsimit, pasi ajo më mirë do të kishte zgjidhur të njëjtat”, është shprehet në fund Rushiti..
.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ka bërë promovimin e faqes së re të internetit, në të cilën qytetarët do të mund t’i gjejnë të gjitha informacionet dhe aktivitetet e ministrisë në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti është shprehur se për herë të parë faqja e internetit jep mundësi që komentet, pyetjet dhe sugjerimet e opinionit të adresohen deri tek ministri, zëvendësministri, sekretari shtetëror, zëdhënësja, si dhe tek të gjithë udhëheqësit e sektorëve të ministrisë.
Risi në faqen e internetit të MASH është edhe linku për paraqitjen e korrupsionit. “Identiteti i personave që do të paraqesin korrupsionin do të jetë i mbrojtur. Apelojmë tek të gjithë qytetarët e vendit së bashku të luftojmë kundër korrupsionit dhe të krijojmë kushte sa më të mira për fëmijët tanë nëpër institucione arsimore”, ka deklaruar Rushiti.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *