Home / Lajme / Maqedoni / Një 45 vjeçar nga Gostivari është vrarë me thikë

Një 45 vjeçar nga Gostivari është vrarë me thikë

dje pas dite para qendrës tregtare “Javor” në Gostivar. Bëhet fjalë për Neim Jusufin, i cili ka gjetur vdekjen nga dora e 42 vjeçarit, Afrim Alili, gjithashtu nga Gostivari.

Një 45 vjeçar nga Gostivari është vrarë me thikë dje pas dite para qendrës tregtare “Javor” në Gostivar. Bëhet fjalë për Neim Jusufin, i cili ka gjetur vdekjen nga dora e 42 vjeçarit, Afrim Alili, gjithashtu nga Gostivari. Vrasja ka ndodhur rreth orës 16 e 40 minuta në rrugën “Ilindenska”, para kafenesë “Jeta”, pronë e Afrim Alilit. Pak kohë para vrasjes, 45 vjeçari ka shkuar në lokalin e vrasësit ku edhe ka pirë kafen e fundit. Në fillim ka filluar me zënke mes tyre, që më pas dy burrat të dalin jashtë lokalit dhe të qërojnë hesapet. Duke vazhduar grindjen, në momente të tensionuara, 42 vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur Neim Jusufin në anën e majtë të kraharorit duke i shkaktuar atij dy lëndime të rënda në afërsi të zemrës. “Bëhet fjalë për pronar lokalesh, të cilët mes veti janë grindur për shkak të femrave që i kanë pasur të punësuara. Duke pastruar hesapet, të enjten pasdite midis tyre është shkaktuar një grindje, ndërsa Afrim Alili, i cili ka qenë i dehur ka nxjerrë thikë dhe e ka goditur Neimin dy herë afër zemrës”, thotë Nakil Bajrami, kryeshef i krim policisë në Gostivar. Menjëherë pas incidentit, 45 vjeçari i përgjakur është dërguar në spitalin e Gostivarit, ku edhe ka rënë në komë. Për shkak të plagëve serioze të marra nga thika e 42 vjeçarit, ai rreth orës 17 e 30 minuta është nisur për në Qendrën emergjente të Shkupit, ku i është nënshtruar intervenimit kirurgjikal. Edhe pse kanë reaguar shpejtë, mjekët nuk kanë mundur t’ia shpëtojnë jetën 45 vjeçarit, i cili mëngjesin e së premtes ka ndërruar jetë në spital.
Pas incidentit, punonjësit e policisë kanë arrestuar Afrim Alilin dhe e kanë shoqëruar atë në stacionin policor të Gostivarit. Për shkak të gjendjes së tij të alkoolizuar, të enjten nuk ka qenë e mundur marrja e tij në pyetje dhe prandaj ai ka kaluar natën në stacionin e policisë. Pyetjeve të policisë ai u është përgjigjur sot , kur kundër tij është ngritur edhe kallëzim penal për veprën “vrasje në tentativë me pasoja vdekjen” dhe në të njëjtën kohë është dërguar para gjykatësit hetues, i cili i ka caktuar paraburgim.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *