Home / Lajme / Maqedoni / Tetova arene ndeshjesh ne trafik

Tetova arene ndeshjesh ne trafik

Rrugët e qytetit të Tetovës, vazhdojnë të jenë arenë e ndeshjeve të trafikut.8 persona kanë humbur jetën nga një janari i këtij viti, në aksidentet e trafikut, tregojnë statistikat e Sektorit për punë të Brendëshme në Tetovë.Numri i përgjithshëm i aksidenteve të komunikacionit, nga një janari e deri më 15 gusht ka arritur shifrën rekorde prej 1252 ndeshje trafiku, vetëm në teritorin e Tetovës.

Me këta shifra alarmante rajoni i Tetovës, renditet në vendin e dytë pas Shkupit, për nga numri i fatkeqësive të komunikacionit.Nga gjithsej 1252 aksidentë, në 43 prej tyre ka patur persona që kanë marrë lëndime të rënda trupore, thonë në SPB-në e Tetovës.Në 186 aksidente trafiku, vozitësit apo shoqëruesit kanë marrë vetëm lëndime të lehta trupore.
Në 1075 aksidente të trafikut ka patur vetëm dëme materiale.Brendia e qytetit, paraqitet si më kritike ku numri mëi madh i ndeshjeve të komunikacionit ndodhin në rrugët e qytetit.Megjithatë sipas statistikave të SPB-së, së Tetovës, në qytet në këto aksidente nuk ka viktima, por shkaktohen vetëm dëme materiale.Por në brendi të qytetit më shumë kanë pësuar ngasit e motoçikletave, ku në tre arrinë numri i atyre qw gjetwn vdekjen, gjatë tre muajve të fundit, edhe atë nëpër bulevardet kryesore të Tetovës.
Sipas kësaj statistike, 80 përqind e aksidenteve të trafikut, kanë ndodhur në brendi të qytetit, ndërsa 20 përqind e tyre janë rregjistruar jashta qytetit. Për rritjen e sigurisë në Komunikacion, Ministria e Punëve të Brendëshme paralajmëron rritjen e numrit të policëve nëpër rrugë, e sidomos nëpër vendet ku më tepër ndodhin akcidentet.
Sektoret e punëve të brendëshme paralajmërojnë gjithashtu edhe kontrollë më të reptë organizatave që bëjnë kontrollimet teknike të veturave si dhe ndikimin në përgatitjen më të mirë të vozitësve të rrinjë

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *