Home / Lajme / Maqedoni / USHT-ja edhe me nje objekt te ri

USHT-ja edhe me nje objekt te ri

Universiteti shtetrorë i Tetovës edhe me një objekt të ri. Fjala është për objektin në fshatin Banjicë të Gostivarit, të cilin zyrtarisht sot ia dorëzoi ministri i Arsimit Sulejman Rushiti, rektorit të USHT, prof.dr. Sadi Bexheti.
Në këtë objekt do të funksionojë fakulteti i shkencave të aplikuara, edhe katër drejtime Mekatronika, Inxhinieria ekonomike Ndërtimtaria dhe Arkitektura. Në këtë objekt sipas rektorit të USHT së studentët dhe stafi akademik do të munden shum mirë ta realizojnë procesin edukativo arsimor dhe objektivat e tyre shkencore e arsimore.

Ndërsa Ministri i Arsimin e shkencës Sulejman Rushiti, në firmosjen e pranimdorëzimit të këtij objekti tha se ky fakultet që do të disperzohet në Gostivar, plotëson edhe një nga strategjitë që i kemi si ministri për universitetin e Tetovës apo arsimin sipërorë, dhe zhvillimin e barabartë regjional.
Me këtë nuk do përfundojmë këtu por studimet dhe programet e reja të akredituara të USHT, vitet e ardhëshme të na gjejnë të përgatitur deklaroi Ministri Rushiti..

Përndryshe objekti ka të regulluar çështjen pronsore juridike dhe është i përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimorë për shkencat e aplikuara.
Universiteti shtetrorë i Tetovës, me përkrahje të ministrisë së arsimit dhe shkencës së Maqedonisë, vazhdon progresin e tij drejt realizimit të qëllimit final, pra krijimit të një institucioni të mirëfilltë evropjan.
Për rregullimin e kësaj Godine poashtu janë ndarë edhe mjetet e nevojshme u tha mes tjerash në aktin e pranim dorëzimit të objektit në Banjicë të Gostivarit..

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *