Home / Lajme / Maqedoni / 22 fëmijë në Tetovë me dijabet

22 fëmijë në Tetovë me dijabet

Tetovë, 15 nëntor – Në Tetov, ekspertja e diabetit Dr. Dushica Stefanovska, tregon se numri I të sëmurve nga diabeti në Tetov përafërsisht është 4000 dhe shpjegon dy llojet e diabetit, për të cilët ajo thotë se po përhapen në botën në zhvillim. “Diabetistët të cilët shërohen me tableta nuk e dijmë numrin e saktë sepse një numër i madh prej tyre shërohen te mjekët e tyre amë dhe nuk janë të regjistruar në qendrën për dijabet, mirëpo mendoj se numri në përgjithësi sillet rreth 4000.Pacinetët të cilët shërohen me insulin dhe të cilët janë të rregjistruar në qendrën tonë numri i tyre është 1570 ku 22 prej tyre janë fëmijë dhe adoleshentë deri në 18 vjet. Shumë fëmijë preken nga diabeti i tipit 1, sëmundje që dikur shfaqej vetëm tek më të vjetrit.Diabeti shkaktohet nga mënyra e jetesës, ushqimi me shumë kalori dhe yndyrë dhe mungesa e lëvizjes.

Tipi dy mund të kontrollohet përmes dietës, trajtimit dhe mbikqyrjes mjekësore. Nëse nuk trajtohen, të dy llojet mund të shkaktojnë humbjen e shikimit, të gjymtyrëve, dëmtimin e nervave dhe të veshkave. Ato mund të shkaktojnë edhe sëmundjet e zemrës dhe goditje cerebrale”. Diabeti i tipit dy thotë Stefanovska, megjithëse po përhapet, është i parandalueshëm. Dhe ky, thotë ajo, është mesazhi për Ditën Botërore të Diabetit. Ekspertët e shëndetit thonë se diabeti prek më shumë se 240 milionë vetë në të gjithë botën, dhe numri i tyre rritet çdo ditë.Ndryshe të mërkurën u shënua për herë të parë nga Kombet e Bashkuara Dita Botërore e Diabetit, dhe ekspertët thonë se kjo sëmundje ka arritur nivele epidemike në shumë vende..
(U.H)

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *