Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen 5 valltare në dy kafene në fshtatrat e Tetovës

Arrestohen 5 valltare në dy kafene në fshtatrat e Tetovës

Tetovë 26 nëntor – Gjatë një aksioni të policisë së Tetovës janë arrestuar 5 vajza të cilët kanë punuar si valltare në kafene në dy fshatra të Tetovës, njofton policia. Sipas policisë, dy vajzat nga Sërbia kanë punuar në kafenenë Hilton në fshatin Zhelinë ndërsa dy maqedonkët dhe një shqiptare kanë punuar në kafenenë Meli në hyrje të fshatit Sllatinë. Ndërkohë që një tetovar është plagosur rëndë nga të shtënat e pushkës së gjuetsisë nga një person i panjohur, përderisa ai ka qenë në gjueti në atarin e fshatrave Jellovjan dhe Novakë, mbrëmë së bashku me dy shokë. Sipas informacioneve të policisë, personi me inicialet A.B 27 vjecar nga Reçica e Vogël, ka qenë i plagosur nga një pushkë gjuetie, në këmbën e djathtë dhe në këmbën e majtë. Shokët e tij, D.V 33 vjecar nga Pallçishtja e ulët dhe B.N 23 vjecar nga Reçica e Madhe, mënjëherë e kanë transferuar në qendrën mjekësore në Tetovë. Mjeku ka konstatuar lëndime në dy këmbët e tij, dhe më pas i plagosuri është mbajtur në shërim të mëtejmë në spital.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *