Home / Lajme / Maqedoni / Brodeci një ditë pas luftimeve i qetë

Brodeci një ditë pas luftimeve i qetë

Tetovë, 8 nëntor – Gjendja në Brodec dhe në fshatrat tjera të Malësisë së Tetovës pas aksionit të djeshëm policor kundër grupit të armatosur, sot është e qetë.Ekipet mediumeve nga vendi dhe nga jashtë sot janë lëshuar që të vizitojnë këtë fshat, nën përcjelljen e policisë. Edhe ekipi i televizionit koha ishte në këtë fshat malor.Policia edhe më tej është e pranishme në terren dhe ka pika kontrolli në akset rrugore drejt Brodecit, Veshallës dhe Vejcës. Në fshatin Brodec shenjat e luftimeve të djeshme janë vërejtur në xhaminë e fshatit dhe në disa shtëpi ku vëreheshin vrima nga plumbat.Qytetari i parë që e takuam në fshat ishte plaku Naim i cili thotë se ka patur luftime por se ai bashkë me familjen kanë qenë të strehuar në bodrum.

.”Nuk kam dalë nga shtëpia, ka patur të shtëna, i kemi dëgjuar.Nuk kam dëgjuar se ka të vrarë apo të plagosur.Policia ka gjuatjtur pas ushtarëve por nuke di se kush ishin.Me unioforma ishin por nuk ksihte të shkruar asgjë, nuk ishin bashkëfshatarë tonë dhe as që flisnin.Nuk ka bërë problem policia , ka hyrë në disa vende por nuk ka keqtrajtuar askënd.I shihnim ndonjërë por nuk e di se ka kanë lëvizur.Kanë hy ndonjërë në xhami por ma shumë sdi”, thotë Alizet Mexhaiti, një plak i Brodecit.Ndërsa një tjetër thotë se policia ka kontrolluar shtëpinë por nuk ka maltertuar asnje.”Na kanë kontrolluar policia, nuk i kam parë asnjëherë.Shpi të ndezme ka vetëm një është ndezur nga të shtënat, unë kam qenë në bodrum, skishe armatim dhe shkuan.Kanë marrë civil në pyetje dhe me vete por se di sa dhe kënd nga bashkfashatarët kanë marrë”, thotë Izair dauti, një i ri që e takuam rrugës.Një tjetër banorë pohon të kundërtën.”Unë isha në bodrum.Gjashtë orë ka patur luftime.Ka të vrarë dhe të plagosur edhe të arrestuar dhe si dimë se ku i kanë dërguar, se di se kush janë.Jo skanë ndejt në fshat, por jashtë.Janë keqtrajtuar disa banorë.Kemi qenë të ngujuar në bodrum.Ne sdimë gjë për ata persona”, thotë Bajramaliu.”Jemi të trembur, më shumë se pesë orë kanë zgjatur luftimet, kam qenë në bodrum me familjen, policia hyri në shtëpi, ishte një shqiptar me ato por sjemi keqtrajtuar.Deri tash nuk kam dalë nga shtëpia.30 persona kemi qenë në bodrum.Luftime të ashpra ka pat.Ndoshta bëhet mirë”, thotë Ismet Alimi.Unë kam qenë i shpërngulur në shtëpi tjetër, këtu ka patur luftime po se di.Neve nuk na është lejuar të dalim nga bodrumi.Banorë të fshatit janë arrestuar të pafajshëm, nuk e dijmë se ku janë.Me emra nuk dijmë kah ora 1 e natës.Të rrinj janë, pohon një tjetër.Sipas policisë në xhami kanë qenë të strehuar grupi i armatosur ku kishte edhe disa batanie.Sipas policisë përvec xhamisë edhe në disa vende tjera është shtënë ndaj policisë.Poashtu nga pamjet që rregjistruam shihej edhe një shtëpi tërëisht e djegur.Forcat e policisë poashtu traguan edhe armatimin e konkifskuar si Mitraloz i rëndë GULINOV 12,7 mm, top i palëvizshëm, granatë dore, bomba, materiale për shpërthim dhe sasi e madhe e armëve automatike.Në rrugët e fshatit është vërejtur gjak, ku sipas policisë në po atë vend janë vrarë katër personat e grupit të armatosur.Fshatarët pohojnë se kanë parë persona të armatsour kohëve të fundit, por nuk i kanë njohur se kush janë dhe nga cili vend janë.”Kemi arritur mbrëmë në shtëpi, rreth orës 19.00, fëmijët ishin të frikësuar, na është demoluar shtëpia, por cka më bë”, thotë një grua e fshatit të cilën e takuam në çardakun e shtëpisë së saj.Sipas njohurive të fundit të MPB-së, në aksionin “Stuhia malore” janë vrarë gjashtë pjesëtarë të grupit të armatosur, 13 janë plagosur, ndërsa është plagosur lehtë një polic. Nuk ka civilë të vrarë apo të plagosur. Gjykatësi hetues dhe zëvendës-prokurori publik ka kryer ekspertizë në vendet ku ka pasur të shtëna. Një përfaqësues i Gjykatës Themelore në Tetovë njoftoi se është konstatuar se një nga trupat e vdekur është copëtuar, sipas të gjitha gjasave, personi është vetëvrarë me bombë dore. Supozohet se është Ramadan Shiti. Trupat e të vdekurve janë dërguar në Shkup, ku duhet të identifikohen dhe të kryhet obduksioni..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Supremja vendos sot për paraburgimin e Grujovskit dhe dy të tjerëve nga MPB

Gjykata Supreme e Maqedonisë sot do të duhet të diskutojë për ankimimet e vendimit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *