Home / Lajme / Maqedoni / Bujqit e Tetovës dy orë rresht bllokuan autostradën Tetovë-Gostivar

Bujqit e Tetovës dy orë rresht bllokuan autostradën Tetovë-Gostivar

Tetovë, 9 Nëntor – Bujqit e pollogut, ashtu edhe sic paralajmëruan sot e bllokuan autostradën Tetovë Gostivar me qëllim që të shprehin revolten për shkak të mos marrjes së panxhasheqeri nga ana e fabrikës së panxhasheqerit në Manastir ”Katër Nëntori”. Sipas Sabit Beqirit Kryetar I shoqatës së bujqëve “PIROK”, bujqit e pollogut nuk e kanë pasur ndermend që të mbjellin panxhasheqer por, me insistim të Zhivko Jankullovskit e kanë bërë këtë gjë.“Qëllimi I kësaj proteste është për shkak se fabrika e sheqerit nga Manastiri nuk dëshiron që ti marrë edhe pse ne kemi kontratë për panxhar sheqerin të cilën e kemi kultivuar gjatë vitit 2007.Ata na thonë se kanë përfunduar me kampanjën kështu që panxhar sheqeri I mbjellur në fushën e pollogut ka ngelur I panxjerrë prej toke.

Qëllimi I atyre nuk ka qenë t’i marrin edhe pse është parë më herët se në kontratat e sivjetme na kanë detyruar me disa kushte që nuk kanë qenë vitet e kaluara, d.m.th vetë kemi kryer pagesën e mbjelles së farës dhe mjeteve për mbrojtjen e bimëve. Këtë vitë na lajmeruan se me 17 shtator do të fillojë kampanja, kampanja fillon prej 17 a thirrjen apo lajmerimin që na e kanë dërguar vetë në Manastir na e kanë dërguar me 17 shtator.”, deklaroi ai për mediat. Sipas tij, asnjë vit më parë nuk është bërë grumbullimi I panxhasheqerit në atë kohë me të vetmin qëllim që panxhar sheqeri I pollogut të mos shkoje në Manastir edhe pse ata nuk kanë pasur llogari për sipërfaqe të cilët I kanë kultivuar dhe I kanë mbjellur në vitin 2007, duke marrë parasyshë se në pollog janë mbjellur 40 hektar në Pellagoni 30 edhe të bujqit individual në Manastir dikund 30 hektar. “Me këtë siperfaqe nuk është mund të filloje të punoje fabrika e sheqerit. Ne si bujq nuk e kishim ndermend që të mbjellim panxhar sheqerin por me insistimin e vetë qeverisë direkt Zhivko Jankullovski se do të na dale ne ndihmë që të fillojmë t`i mbjellim edhe mbjellja filloje me vonesë e tash kemi ardhur në këtë krizë që nuk kemi çka të bëjmë me gjithë atë panxhar sheqer”, tha ai..
Beqiri tha se ne kërkojmë që ata t`i marrin edhe pse ato e dinë se fabrika e sheqerit nuk do ti marrë por kërkojmë kompenzim të kryhet ndaj bujqeve nga ana e qeverisë për të cilën edhe na kanë premtuar se në çdo rast apo eventualitet të pengesave të na dalin në ndihmë Bujqit e pollogut thonë se me bllokimin e autostradës Tetovë – Gostivar do të vazhdojmë derisa të vijmë në kontakt me Ministrinë e Bujqësisë drejt me qeverinë e Maqedonisë të dalin dhe të shohin hallet tona në kontinuet derisa të mbaroj kjo punë, Prej të hënës do të fillojmë edhe me masa me radikale, me bllokim të rrugës totale jo si sot, që është me nje rreth afër 200 m ku mund edhe të qarkullohet..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *