Home / Lajme / Maqedoni / Delegacion i bankës botërore islamike qëndroi për vizitë në universitetin shtetëror të Tetovës

Delegacion i bankës botërore islamike qëndroi për vizitë në universitetin shtetëror të Tetovës

Tetovë, 20 Nëntor – Mbrëmë në Universitetin Shtetëror të Tetovës qëndruan përfaqësues të lartë të Bankës Islamike për zhvillim, nën kryesimin e Përgjegjësit për Evropën Lindore, doktor Ali Alzaëaëi. Ata u pritën nga Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti, Prorektori për shkencë, Agim Shabani dhe përgjegjësi i programit studimor Infermieri, prof. Nexhbedin Karemani si dhe drejtori i Qendrës Medicinale – Tetovë, Hasan Luma.Rektori i USHT-së, falënderoi përfaqësuesit e Bankës Islamike për vizitën dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar. Ai informoi mbi historikun e Universitetit, ndryshimet e fundit, akreditimet e fakulteteve, respektivisht programeve studimore, mbi numrin studentëve që studiojnë në USHT dhe mbi aktivitetet e parashikuara për periudhën në vijim.

Dr. Ali M.H. Alzaëaëi informoi mbi historikun e Bankës Islamike, mbi aktivitetet që kryesisht janë të koncentruara në tre aspekte: arsimore, humanitare dhe shëndetësore.Shumica e projekteve të karakterit arsimor kanë të bëjnë me përgatitjen e kuadrove në profile teknike. Gjithashtu BI ndihmon edhe përmes bursave, projekteve për ndërtimin e objekteve, ndihmesa në formë të kredive pa kalkulime të kamatës dhe me grace periudha më të gjata se ato të zakonshmet. Banka Islamike ka ndihmuar organizata dhe institucione në 176 shtete. Banka Islamike është themeluar në vitin 1976 për të i ndihmuar shtetet anëtare dhe pakicat islame në shtete tjera. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *