Home / Lajme / Maqedoni / Delegacion i Universitetit AAB nga Prishtina qëndron në USHT

Delegacion i Universitetit AAB nga Prishtina qëndron në USHT

Tetovë, 6 Nëntor- Një delegacion i Universitetit AAB (Arena e Arsimit Bashkëkohor), nga Prishtina ka qëndruar në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT). Delegacioni nga Prishtina, nën udhëheqjen e zëvendës rektorit prof. Dr Masar Stavileci, delegacioni i AAB-së është pritur nga prorektori për arsim në USHT, prof. Dr Agim Shabani dhe dekani i fakultetit juridik prof. Dr Musli Halimi. Temë kryesore e takimit ka qenë bashkëpunimi ndër universitar.

“Konkretizimi i bashkëpunimit duhet të jetë i orientuar në interes të studentëve dhe kuadrit mësimdhënës. USHT-ja është universitet i hapur për bashkëpunim dhe kjo mund të shihet edhe nga marrëveshjet e shumta të cilat janë realizuar me universitete nga rajoni dhe më gjërë” ka thënë prorektori Shabani. Në vazhdim ai ka potencuar se në interes të përbashkët është bashkëpunimi ndërmjet universiteteve nga trojet shqiptare. .
Ndërkaq, prorektori i AAB-së, prof. d-r Masar Stavileci duke prezantuar universitetin e tij, ka shprehur gjithashtu interes për bashkëpunim, duke potencuar këmbimin e përvojave ndëruniversitare. “Ne jemi këtu për herë të dytë, dhe shpresoj se bashkëpunimi edhe më tej do të thellohet. Padyshim që të dyja palët kemi çfar të marrim dhe çfarëtë japim për njëra tjetrën”, ka thënë zëvendës rektori Stavileci.
“Fakulteti juridik ka qenë baza e institucionalizimit të USHT-së. Ne duhet ta shtrojmë bashkëpunimin në rrafsh institucional dhe ta zgjerojmë atë”, ka thënë dekani i Fakultetit juridik prof.d-r Musli Halimi.
Ky takim i ka paraprirë simulimit të një seance gjyqësore, të cilën e kanë realizuar studentët e Fakultetit juridik të AAB-së. Për realizimin e kësaj seance kanë kontribuuar prodekani i Fakultetit juridik të AAB-së, prof. d-r Valbon Mulaj dhe doc. d-r Mersim Maksuti nga Fakulteti juridik i USHT-së. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *