Home / Lajme / Maqedoni / Diskutohet situata e sigurisë në komunën e Tearcës

Diskutohet situata e sigurisë në komunën e Tearcës

Tetovë, 6 Nëntor – Përfaqësues të Stacionit Policor në fshatin Tearcë, Kryetari i komunës së Tearcës Rami Qerimi, përfaqësuesi i OSBE-së, Karl Underold dhe të gjithë kryetarët e bashkësive lokale, që gravitojnë në komunën e tearcës, kanë marrë pjesë në një mbledhje me pikën e vetme të rendit të ditës “Shqyrtimi i situatës së sigurisë në teritorin e komunës së Tearcës”. Në fillim para të pranishëmve foli kryetari i komunës së Tearcës, Rami Qerimi i i cili tha se ngjarjet e fundit janë shumë të rënda dhe banorët e kësaj komune janë të shqetësuar dhe të pasigurtë për shkak të ngjarjeve të fundit.

”Ne si komunë nuk mbrojmë grupet kriminale por dëshirojmë një vend stabil për të gjithë banorët e komunës sonë dhe të respektohen të drejtat e tyre.Veprimet e fundit për ne si komunë janë të papranueshme”, tha Qerimi. Ndërkaq, krerërt e bashkësive lokale kanë thënë se policia duhet të bashëpunojë më shumë me qytetarët.Ata kanë paraqitur vërejtje për maltretimin e një personi, i cili pohonte se është maltretuar nga njësiti special Alfa.Kryesuesi i këshillit komunal fadil Xhaferi ka thënë se, ne i besojmë policisë lokale e cila është e stacionuar në Tearcë dhe nuk e dij pse duhet të vijnë njësite speciale brenda këtij institucioni.Kryetari I bashkësisë lokale të fshatit Odër është shprehur se Nëse policia lokale e Tearcës nuk mund tju garantojë siguri qytetarëve, atëherë duhet të deklarohen për këtë.Ndërsa Përfaqësues I stacionit policor të Tearcës ka thënë se “a ekziston polici në botë e cila mund të jetë efektive pa ndihmën e qytetarëve. Tek ne mungon ky bashkpunim, prandaj edhe sukseset në parandalimin e këtyre veprimeve nuk janë të kënaqshme. Nëse fshatarët e shohin se në vendbanimin e tyre ka diçka jo të zakonshme, atëherë të njejtit duhet që këtë ta denoncojnë rastin në polici”, ka thënë ai.Ndërkaq Kryetari I komunës, së Tearcës ka vënë në shërbim për stacionin policor veturën e komunës, derisa të dilet nga kjo situatë, me qëllim që gjatë natës të patrollojnë të gjitha vendbanimet e komunës.” Gjithashtu unë prej sonte do të vizitoj secilin vendbanim të komunës dhe çdo vizitë do t`a paraqes në stacionin policor në Tearcë.Në fund të mbledhjes u nxorën edhe disa, konkluzione:”Të ndërpriten menjëherë kidnapimet dhe keqtrajtimet e banorëve të komunës së tearcës.Stacioni policor I Tearcës ti njoftoj organet qendrore që të mos ndëprmarrin asnjë vendim pa mos u konsultuar me këtë stacion.Në çdo vepërium të policisë të jenë prezentë edhe policët e stacionit policor të Tearcës..
Të arrihet një bashkpunim më I mirë në mes komunës, Stacionit policor, Bashkësive Lokale dhe organizatave joqeveritare. Të mos plasohen dezinformata të ndryshme të cilat mund të shkaktojnë frikë dhe panikë tek popullata.Të thellohet bashkpunimi mes qytetarve dhe policisë lokale, theksohet në një komunikatë të lëshuar nga komuna e tearcës..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *