Home / Lajme / Maqedoni / Donacion nga Danimarka për komunën e Tearcës

Donacion nga Danimarka për komunën e Tearcës

Tetovë, 18 nëntor – Tre kamion të zjarrëfikësve, prej 8 mijë litra, një me kapacitet prej 200 litra një mini kombi për pastrimin e rrugëve dhe një kombi ndihmës I janë ndarë si donacion komunës së Tearcës.Ky donacion është mundësuar nga ana e shoqatës daneze “Falco”.Bashkëpunimi është vendosur nga ana e një mërgimtari nga fshati Sllatinë, Mexhait Latifi, një mjek në Danimarkë dhe këshilltarë në komunën e Jorgepingut.”Donacioni sipas llogarive vlerësohet diku mbi 200 mijë euro ndërsa automjtetet nuk janë të reja por që janë zëvendësuar nga me të reja dhe unë vendosa që këto automjete t`ia dhuroj komunës së Tearcës”, ka thënë Mexhait Latifi.

Ndërkaq, ky bashkëpunim nuk e ka zanafillën në këtë donacion, shprehet kreu I komunës së Tearcës Rami Qerimi, I cili thotë se edhe më herët nga ky mërgimtar dhe kjo shoqatë kemi marrë donacion.”Kohë më parë na sollën një autoambulancë dhe më pas edhe një automjet të zjarrëfikësve”, thotë Qerimi.Sipas mërgimtarit Latifi, këto donacione janë si pasojë se ai një kohë të gjatë punon larg vendlindjes dhe me anë të kësaj forme të ndihmës dëshiron që të krijojë lidhje dhe të ndihmojë bashkëatdhetarët e tij.Ndërkaq, Siç mësojmë nga burime tona, veturat e zjarrëfikësve I janë ndarë komunës së Tetovës, konkretisht njësisë së zjarrëfiëksve pasi që komuna e Tearcës nuk disponon me një njësi të këtillë.Megjithatë kreu I komunës së Tearcës, Rami Qerimi, nuk përjashton mundësinë e krijimit të një njësie të këtillë, e cila siç thotë ai do të funskionojë në koordinim me komunën e Tetovës.Nga ana e tjetër, bashkë me këtë donacion në komunën e Tearcës kanë ardhur edhe një delegacion nga shoqata daneze “Falco”, të cilët do të qëndrojnë disa ditë në rajonin e Pollogut.Ato janë takuar edhe me kreun e komunës së Tetovës, Hazbi Lika, I cili u ka ndarë një pllaketë të komunës që udhëheq ai..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *