Home / Lajme / Maqedoni / Donacion nga Qeveria italiane per USHT

Donacion nga Qeveria italiane per USHT

Tetovë, 16 nëntor – Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës të premten përmes një ceremonie ka bërë pranimin e donacionit të Qeverisë italiane për ndërtimin dhe pajisjen e laboratorit të bioteknologjisë, projekt ky i cili do të kushtojë rreth 400 mijë euro. Ambasadori Italian në Maqedoni Donatino Marko gjatë dorëzimit të donacionit tha se projekti i përgjithshëm i Qeverisë italiane për Arsim dhe Kulturë është 3 milionë euro. “Qëllimi i këtij projekti është që të ndihmohet sistemi arsimor në përgjithësi dhe me këtë edhe vetë Maqedonia”, theksoi Marko, duke paralajmëruar se ndihma nga Qeveria italiane do të ketë në vazhdimësi edhe atë në mënyra të ndryshme. Ambasadori Italian la të kuptohet se do të ndihmohet me ketë edhe Universiteti i Evropës Juglindore, por pa konkretizuar se për çfarë projektesh bëhet fjalë.

Në anën tjetër Ministri i Arsimit dhe Shkencës Sulejman Rushiti duke falënderuar Qeverinë italiane për kontributin e dhënë në implementimin e projektit “Ndërtimi i laboratorit për nevoja e Fakultetit të Bioteknologjisë pranë USHT”, tha se ndjente një kënaqësi të veçantë për të kremtuar dhe përuruar lindjen e një vatre të re arsimore dhe shkencore. “Kjo vatër është me vlerë të lartë shkencore dhe duke i patur parasysh kërkesat e tregut të punës, si në atë rajonal ashtu edhe në ndërkombëtarë, laboratori do të ketë një rol shumë të veçantë dhe të rëndësishëm për frymën e studimit të drejtimeve bioteknologjike pranë USHT-së”, deklaroi ministri Rushiti. Ai vërejti se ministria e tij i ka përkrahur të gjitha aktivitetet, projektet dhe idetë e ndryshme që vijnë nga USHT me qëllim që në kontinuitet të ndiqet rruga e reformave që janë shumë të rëndësishme. Rushiti gjithashtu rikonfirmoi se Qeveria e Maqedonisë, duke e ndjekur tendencën e zhvillimit dhe zgjerimit në USHT, për një afat shumë të shkurtër i dha 230 pëlqime për punësime të reja. Edhe për rektorin e USHT-së Bexheti ky është një donacion shumë i çmuar, që njëkohësisht paraqet një hap shumë të rëndësishëm për zhvillimin e procesit mësimor-shkencorë dhe themelimin e njohurive në këtë lëmi. “Me Qeverinë italiane na lidhin interesa të tjera bashkëpunimi, sidomos në fushën e kulturës dhe të gjuhës duke marrë parasysh numrin e madh të shqiptarëve dhe shtetasve tjerë që jetojnë dhe veprojnë në Itali”, tha rektorit. Ai shpreson se do të ketë mbështetje nga ana e Qeverisë italiane edhe në projektin interkulturorë dhe përgatitjen e Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Italiane, në kuadër të Fakultetit Filologjik.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *