Home / Lajme / Maqedoni / Dy orë në ditë protesta të fotografëve

Dy orë në ditë protesta të fotografëve

14 nëntor – Disa pronarë të Fotostudiove në Tetovës, u janë bashkangjitur protesave të shoqatës së Zjetarëve nga Shkupi të cilët u mbajtën para qeverisë së Maqedonisë,
më qëllim që të shprehin revolten e tyre kundër vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendëshme që fotografimet për dokumentat e udhëtimit të bëhën në sektorret e Ministrisë së punëve të brendëshme, e jo nëpër studiot e tyre.”Qëllimi I protestës që mbahet sot para qeverisë së Pepublikës së Maqedonisë është me vendim të dhomës të zantçive të Maqedonisë. Ka për qëllim që të kërkohet nga qeveria e Maqedonisë që të kthej fotografimet tek fotostudiot d.m.th që të mos fotografohet tek punktet policore por të kthehen siç ishte më parë në studiot tona“, thotë Xhemil Daci, fotograf.

Ndërsa Visar Saiti, nga foto studio “Saiti”, thotë se ka rënë dukshëm puna e tyre. .
“Puna jonë është reduktuar deri në shkallë shumë të ulët sa që më të drejtë them se fotografet menzi mbijetojnë, kur dihet se kjo teknologji digjitale është e më vonshme dhe jamë i sigurtë se çdo njeri që është pajisur më këtë teknologji është e pamundur që të mos të jetë të zhytur në borxhe dhe kredi dhe pikërisht për këtë edhe e përkrahim protestën”, thotë Saiti..
Ndryshe në shenjë revolte ata sot nga ora 12 e deri më ora 14 i mbyllen lokalet e tyre.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *