Home / Lajme / Maqedoni / Fletë padi penale për tregtarët me armë dhe drogë

Fletë padi penale për tregtarët me armë dhe drogë

Tetovë, 30 nëntor – Sektori për punë të brendëshme në Tetovë, ka parashtruar kallzim penal kundër D.K 42 vjecar nga Tetova, për kryerjen e veprave penale prodhim dhe përpunim të paligjshëm dhe lëshim në treg të drogave narkotike dhe ka mundësuar përdorim të tyre , njoftoi policia e Tetovës. Sipas policisë, personi në fjalë, gjatë muajit shtator të këtiij viti, në Tetovë, në vlerë për 200 denarë dy personave u ka shitur nga një paketë me drogë Heroin, dhe në një hapësirë ndihmëse në shtëpinë e tij u ka mundësuar që të njejtën ta përdorin. Policia njofton se nga personi D.K është marrë 0, 145 gram drogë Heroin.

Poashtu policia e Tetovës bëri të ditur se ka ngritur fletëparaqitje penale kundër S.I 44 vjecar nga fshati Çellopek, për veprën penale, “përpunim mbajtje dhe tregëti të paligjshme ose materie shpërthese.Sipas policisë, gjatë muajit tetor, të këtij viti, në Tetovë, gjatë kontrollit policor të veturës Mercedes e drejtuar nga personi R.F, tek ky person është gjetur Pistoletë Xc-2000, e kalibrit 9 milimetër me 13 plumba të cilët e ka blerë nga një person I panjohur në vlerë prej 300 euro.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *