Home / Lajme / Maqedoni / Gjashtë të vrarë dhe 12 të arrestuar në Brodec të Tetovës

Gjashtë të vrarë dhe 12 të arrestuar në Brodec të Tetovës

Gjashtë pjesëtarë të grupeve të armatosura janë arrestuar në aksionin e sotëm policor në fshatin Brodec, në Malësinë e Sharrit, informoi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.Sipas të dhënave të para të MPB-së, në këtë aksion humbën jetën katër pjesëtarë të grupeve të armatosura. Identiteti i viktimave dhe të arrestuarve është duke u vërtetuar dhe duhet të jetë gati deri në fund të ditës. Sipas MPB-së, nuk ka civilë ose pjesëtarë të policisë të vrarë dhe të plagosur.Ministrja Jankullovska në konferencën për shtyp në MPB, i përgënjeshtroi informacionet se është rrëzuar helikopteri i policisë.”Ministria e Punëve të Brendshme me sukses e përfundoi aksionin ‘Stuhia malore’, që ishte i drejtuar ndaj gjetjes dhe neutralizimit të grupit kriminel-ekstremist të armatosur, të stacionuuar në rajonin e fshatit Brodec në Tetovë”, tha ministrja Jankullovska.Aksioni, siç theksoi ajo, “është kryer me profsionalizëm të madh dhe kanë marrë pjesë pjesëtarë të policisë me përbërje të përzier etnike”. Në aksionin, shtoi ministrja e MPB-së, janë ndërmarrë masa dhe është vepruar në pajtim me të gjitha standardet profesionale për mbrojtje të popullatës civile.

“Gjatë tentimit që të arrestohen gjashtë persona, nga më tepër pozicione është hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të policisë, me çrast ka vijuar përgjigje, pas çka pjesëtarët e grupit të armatosur kanë filluar të ikin”, tha Jankullovska.Në disa vende, siç tha ajo, prej ku edhe është hapur zjarri ndaj policisë, janë gjetur sasi e madhe armësh, mitraloz i rëndë GULINOV 12,7 mm, top i palëvizshëm, granatë dore, bomba, materiale për shpërthim dhe sasi e madhe e armëve automatike.Sipas MPB-së, grupi ka numëruar rreth 15 persona dhe krahas personave nga Kosova, ka pasur edhe persona nga Maqedonia.Ministrja Jankullovska informoi se aksioni ka përfunduar. Personat, të cilët eventualisht janë drejtuar nga kufiri me Kosovën, do të pengohen, sepse në kuadër të bashkëpunimit me forcat kosovare të sigurimit, është bërë kontroll i tërësishëm në hyrje dhe dalje të kësaj pjese.”Përfundimi i sukseshsëm i aksionit ‘Stuhia malore’ është porosi e qartë deri te të gjithë kriminelët. Të gjithë ata do të përfundojnë në mënyrë të njejtë”, tha ministrja Jankullovska.Në pyetjen nëse në aksionin janë dëmtuar objekte civile, ajo tha se në këtë moment po kryhen hetim..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *