Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet armatim i fshehur mbi fshatin Përc

Gjendet armatim i fshehur mbi fshatin Përc

Tetovë, 23 Nëntor – Gjithsej 18 granata për minahedhës dore, me 33 mbushëse baruti për të njejtën armë, ka gjetur Policia e Tetovës, të enjten pas dite mbi fshatin Përc, komuna e Tearcës.Municioni është gjetur në dy sanduqe dhe katër thasë afër Lumit të Dobroshtit.Sipas inspektorit të lartë të policisë së Tetovës, Lulzim Shabani, armatimi është gjetur pas marrjes së informacioneve paraprake operative, dhe armatimi sipas tij është gjetur në tre lokacione, mbi fshatin Përc.Policia nuk ka njohuri se kush mund të ketë vendosur municionin, i cili është i prodhimit kinez. Ndryshe, ekipet e gazetarëve të mediumeve lokale dhe atyre nacionale, të enjten gjatë orëve të mbrëmjes kanë qenë në vendngjarje, mbi fshatin Përc dhe kanë qenë të shoqëruara nga Policia.

Fshati Përc mometalisht nuk është i banuar, por aty kohë më parë u vendos rrjeti i elektrifikimit nga ana e komunës së Tearcës.Ai gjendet 10 kilometra larg hyrje për në fshatin Odër, në kryesore Tetovë–Jazhincë..
(U.H)

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *