Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet trup i pajetë i një vajze të re në fshatin Negotinë

Gjendet trup i pajetë i një vajze të re në fshatin Negotinë

Tetovë 20 nëntor – Në fshatin Negotinë, të komunës së Vrapçishtit, dje pas dite është gjetur një trup i pajetë i një vajze të re.Organet e hetuesisë nuk kanë të dhëna për identitetin dhe shkaqet e vdekjes.Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, trupi është gjetur në vendin e quajtur Uji Mineral, dhe është hetuar nga një banorë i fshatit Negotinë dhe rreth orës 15 e ka paraqitur rastin në polici.Në vendngjarje hetim kanë bërë bërë gjykatësi hetues dhe nga krim teknika.Sipas informacioneve të para është vërtetuar se vajza është e moshës rreth 20 vjecare dhe ka qenë e veshur me fanellë të kuqe dhe farmerka.

Me urdhër të gjykatësit hetues trupi është dorëzuar për obduksion për t`u vërtetuar shkaqet e vdekjes dhe zbulimi i identitetit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *