Home / Lajme / Maqedoni / Gjithçka gati për fillimin e sezonit dimëror në kodrën e Diellit

Gjithçka gati për fillimin e sezonit dimëror në kodrën e Diellit

Tetovë , 26 nëntor-Gjatë uikendit janë lëshuar për provë ski liftet në kodrën e diellit ndrësa për adhuruesit e sportit dimëor rrëshqitja ka qenë gratis..
Ski liftat e kodrës së Diellit tani më janë gati. Kështu konfirmoi drejtori i Qendrës turistike Kodra e Diellit Aladin Hasani. Sipas tij testimi i rregullshmërisë së ski-liftave është kryer nga inzhinjerë të Fakulteteit Makinerik nga Shkupi dhe gjithçka ka rezoltuar se është në rregull.
“Pjesa e teknikës është përgatitur dhe ski liftat janë lëshuar ”, thotë Hasani. Ai shton se tanimë edhe stazat e skijimit janë të përgatitura ndërsa në to ka rreth 40 centimetra borë të shtypur.

Sa i përket shtrirjes së terreneve për skijim në teritorin e vendit tonë “Kodra e Diellit” ka shtrirjen dhe përshtatshmërinë më të mirë si për rekreim, ashtu edhe për përdorim më të gjerë për gara sportive..Frekuentimi ka qenë i kënaqur pasi që në terenet e Kodrës së Diellit, janë vërejtur një numër mjaft i madh i vizitorëve.Ky trend nga kodra e diellit vlerësojnë s edo të vazhdojë edhe më tutje, kur edhe zyrtarisht do të hapet sezoni dimëror..
Përndryshe, “Kodra e Diellit” është në një lartësi mbidetare prej 1 mijë 780 metrash, padyshim është atraksioni mjaft i njohur turistik-rekreativ në Maqedoni, qoftë në periudhën e dimrit apo dhe të verës. Për ta shijuar bukurinë e rrallë të natyrës, që s’ka fjalë se mund ta gjeni këtu, në të mund të ngjiteni përmes rrugës së asfaltuar. .
Urm Hasipi

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *