Home / Lajme / Maqedoni / Hapet Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni

Hapet Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni

Shkup, 22 nëntor – Në ditën e shënimit të përvjetorit të unifikimit të alfabetit të gjuhës shqipe, e cila këtë vit për herë të parë shënohet si festë shtetërore për bashkësinë etnike shqiptare, sot në Kurshumli An në Shkup u hap Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.Kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e vet tha se e drejta e pjesëtarëve të bashkësive ta shprehin, kultivojnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre përmes themelimit të institucioneve shoqërore kulturore, artistike, arsimore dhe shkencore është e garantuar me Kushtetutë.”Qeveria e Republikës së Maqedonisë si asnjë qeveri deri më tani filloi me realizimin e kësaj të drejte të pjesëtarëve të bashkësive. Hapja e sotme solemne e Institutit është edhe një konfirmim për prioritetin strategjik të Qeverisë, për investim në sistemin kulturor, shkencor dhe arsimor dhe të angazhimeve qeveritare për shprehjen e tërësishme, kultivimin dhe zhvillimin e etnitetit dhe të nevojave arsimore të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, pjesëtarë të popullit shqiptarë”, theksoi Gruevski.

Ai shpreson Instituti të jetë burim i shumë punimeve shkencore dhe veprave, siç tha, që do të hedhin dritë gjuhës dhe letërsisë shqipe si dhe trashëgimisë kulturore-historike të bashkësisë shqiptare në Maqedoni, si pjesë përbërëse e pasurisë shpirtërore të vendit.Sipas Arbën Xhaferit, kryetar nderi i Partisë Demokratike Shqiptare, ngjarjet e këtilla i japin rëndësi politikës dhe demokracisë. “Populli pa institucione të këtilla e humb efikasitetin e vet dhe motivin për ruajtjen e së kaluarës, gjë që çon drejt asimilimit”, tha Xhaferi, duke shtuar se prej sot vlerat e popullit shqiptar janë institucionalizuar.Ai në fjalimin e vet e përmendi edhe kontestin greko-maqedon rreth emrit kushtetues të vendit. “Kjo polemikë është e gabueshme pasi zhvillohet në bazë të premisave ideologjike dhe biologjike, ndërsa në bazë të këtyre asnjëherë nuk mund të zbulohet e vërteta. Ajo fshihet në trashëgiminë kulturore”, shtoi Xhaferi.Ministri i Arsimit dhe Shkencës Sulejman Rushiti tha se me themelimin e Institutit është ndërtuar urë në Maqedoni dhe urë e bashkëpunimit në rajon. “Do të ndërtojmë institucione, do ta ngremë nivelin shkencor dhe kulturor dhe jemi të gatshëm të jemi krah për krah me të gjitha kulturat e popujt kulturor evropian, theksoi Rushiti.Instituti e mban emrin “Pjetër Bogdani” sipas shkrimtarit shqiptar të shekullit 17, i cili ka kontribuar për alfabetin e shqipes qysh para përvetësimit të saj, sepse sipas tij gjuhës shqipe i përshtatet shkrimi latin. Instituti për Trashëgimi Kulturore she Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni është locuar në katin e dytë në Kurshumli-Han dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur nga universitetet.Do të ketë pesë sektorë për gjuhën shqipe, për letërsi, për histori dhe etnologji, për marrëdhëniet gjuhësore ndërnacionale dhe sektorë për migrim. Për drejtor të Institutit është emëruar Mirushe Hoxha. Është paraparë në të të punojmë 15 persona, prej të cilëve shtatë tashmë janë punësuar. Komisioni amë së shpejti do ta zgjedhë edhe pjesën tjetër të kuadrit në institutin e ri shkencor.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *