Home / Lajme / Maqedoni / Hapet zyra informative turistike në Tetovë

Hapet zyra informative turistike në Tetovë

Tetovë, 12 Nëntor – Në mënyrë solemne sot në barakat e komunës së tetovës, u hap zyra e qendrës informative turistike , si akt final i projektit i financuar nga amabsada e mbretërisë së holandës dhe nga ndihma teknike e VNG internacional e realizuar përmes zyrës për zhvillim ekonomik lokal që funksionon në kuadër të komunës së tetovës.Kjo zyrë u lëshua në përdorim nga ana e prefektit të komunës së Tetovës Hazbi lika dhe Kris Terstegen, tim lider i projektit të qeverisë së Holandës.Kreu i komunës së tetovës u shpreh se tani më me këtë projekt do të mund të ekspozohen vendet më atraktive të qytetit dhe rajonit të Tetovës..
“Sigurisht komuna e Tetovës dhe Mali Sharr ka burime dhe vende që duhet të promovohen dhe në bashkëpunim me VNG, është përgatitur një broshurë me vendet më atraktive , tani mendoj që njerëzit që do të intersohen për të zhvilluar veprimtari rekreacioni në komunën e Tetovës dhe rajonin e pollogut do të kenë mundësi të informohen për të gjitha kapacitet kurse prioritet ka Kodra e Diellit si vend më atraktiv, kjo zyrë do t`iu shërbejë atyre personave që do të jenë të intersuar për të zhvilluar rekreacionin dhe do të kenë mundësi të njihen drejtëpredjt me vendet që janë në komunën e Tetovës”, deklaroi Lika.

Ndërsa Kris Terstegen tha, se beneficionet më të mëdha do t`i kenë të gjithë banorët e Tetovës.Vendi juaj përveç bukurive dhe vende që ka jeni të priviliegjuar që keni edhe dimër të gjatë dhe borë shumë por besoj që nuk do të përsëritet viti i kaluar kur nuk kishte borë.Në vetëm ndihmuan që të bëhen hapat e parë që nejrëzit dhe të gjithë të interesuarit të njihen me vendet atraktive të Tetovës, tha Terstegen.“Ky është një rezultat i mirë i bashkëpunimit gjatë dy viteve të kaluara,me autoritetet e komunës dhe kjo është punë e juaj dhe kolegëve tuaj ndrësa VNG ishte këtu për të ndihmuar këtë proces.Të them se mburemi që ishim pjesë e këtij procesi dhe i nxitëm hapat e parë për zhvillim ekonomik lokal.Në këtë komunë ka shumë vende të bukura dhe keni shumë dimra të gjatë e me shumë borën dhe duhet ta haroni vitin e kaluar sepse nuk kishte borë , ne ndihmuam në të bëhen të gjitha parakushtet për zhvillimin e rekreacionit dimëor.Ky do të jetë një beneficion dhe do të përfitojnë qytetarët e Tetovës”, tha Terstegen..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *