Home / Lajme / Maqedoni / Instituti ALB shkenca u prezantua në UEJL.

Instituti ALB shkenca u prezantua në UEJL.

Tetovë, 30 nëntor – Instituti Alba Shkneca në Univerzitetin e Europës Juglindore në Tetovë organizoi prezantim në lidhje për veprimtarinë dhe qëllimin e funksionimit të këtij institucioni. Përgjegjësi për Institutin Alb Shkenca për Maqedoni Zekirja Neziri, tha se qëllimi I vizitë në Universitetin e Europës juglindore në Tetovë është që ta njoftojmë kolektivin e UEJL-it, për programin e ALB – Shkencës..
“Në universitetin e Europës Juglindore të Tetovës qëllimin e kishim që t`a njoftojmë kolektivi e UEJL-it, për programin e ALB – Shkencës për qëllimet e saja dhe të kemi anëtar sa më shumë të anëtarsohen se edhe UEJL dhe USHT janë dy organizmat institucional shkencorë më të lartë në Maqedoni, ku grumbullojnë një numër më të madhë jashtëzakonisht të studiuesve pranadaj edhe këto të reshtohen dhe t’i bashkohen grupit të studiuesve tjerë shqiptar, që bashkë me kolegët e tyre që janë jashtë trojeve etnike që janë në Europë, t’i kordinojnë punet e tyre të bashkpunojnë me ta të këmbejnë mendime të këmbejnë përvoja të ndimohen midis veti me projekte të ndryshme”, tha Neziri. Profesori Neziri tha se veprimtaria e ALB Shkencës shtrihet në tre qendra univerzitare shqiptare.

“Në janar është bërë regjistrimi në Tiranë, në mars në Prishtinë dhe në Tetorë u bë regjistrimi për Maqedoni në Shkup, brenda të këtij muaji të dhjetorit planifikojmë t’I oraginizojmë edhe punët e kordinimit të punës shkencore, pranë anës juridike të zonave gjeografike. Alb Shkena është e ndarë sipaas seksioneve, janë tetë seksione, I Historisë, I Shkencave juridike të natyrës dhe tjera. Pranë tyre kemi kryetaret e seksioneve në nivel gjeografik tashë do te kemi edhe kordinator të seksioneve shkencore që do të thotë se ALB Shkenca gradulaisht me kalimin e kohës po arrinë të organizohet në një organizat ashtu që e kishte qëllimin që ta ndimoj dhe ta përkrah shkencën t’I ndimoje studiuesit shqiptar t’I tuboj ata rreth qëllimit të përbashkët sepse deri më tani nuk kisht ndonjë organizat të tillë për studiuesit të cilit ishin kudo në botë”, tha ai..
Instituti Alb-Shkenca është një organizatë shkencore jo-fitimprurëse e krijuar mbas një pune të gjatë përgatitore me origjinë në krijimin e Forumit Alb-Shkenca në tetor të vitit 2002 nga Dr. Nikolla Qafoku. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *