Home / Lajme / Maqedoni / Java kultuore për nder të festave kombëtare

Java kultuore për nder të festave kombëtare

Tetovë, 19 Nëntor – Nisja me punë e Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve “ Pjetër Bogdani” dhe përvjetori i Kongresit të Manastirit, si dhe një organizim dy ditorë me rastin e pavarësisë së Shqipërisë, do të përbëjnë ngjarjet kryesore të këtij muaji që do të kenë disa organizime të veçanta nga Ministria e Arsimit, ajo e Kulturës dhe Universiteti Shtetërorë i Tetovës gjegjësisht Dega e Historisë. Këto u konfirmuan të hënën në një konferencë për media në USHT, nga kryetari i Këshillit organizues të këtyre aktiviteteve Fejzulla Shabani dhe nga Vebi Xhemaili . Që të dy vlerësuan se muaj i Nëntorit është plot zhvillime kulturore dhe shkencore duke filluar nga hapja e Institutit që do të mbahet më 22 nëntor në orën 12, ndërsa në datat 26 dhe 27, të po këtij muaji do të ketë një tribunë shkencore kushtuar 95- vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, në të cilin do të ketë të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilët tanimë e kanë konfirmuar ardhjen e tyre dhe titujt e kumtesave.

Sa i përket programit të 22 Nëntorit, kur edhe do të hapet solemnisht Instituti “Pjetër Bogdani”, do të ketë një tribunë shkencore dhe zhvillime tjera brenda ditës që do të përbëjnë shtyllat kryesore për themelimin e këtij institucioni shumë të rëndësishëm kulturorë dhe shkencorë për shqiptarët e Maqedonisë dhe që financiarisht do të mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe Ministria e Kulturës. Në këtë zhvillim do të ketë edhe një akademi Shkencore me rastin e Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe, në të cilin fjalë përshëndetëse do të kenë ministri i Arsimit dhe Shkencës Sulejman Rushiti dhe rektori i USHT Sadi Bexheti. Në mbrëmje do të ketë edhe një manifestim tjetër që do të mbahet në Teatrin shqiptar në Shkup. Në këto dy organizime kulturore dhe shkencore që kanë të bëjnë me data të rëndësishme të historisë shqiptare do të marrin pjesë personalitete të shquara të histografisë dhe gjuhës shqipe..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *