Home / Lajme / Maqedoni / Kapen shtatë shtetase të huaja në rajonin e Tetovës

Kapen shtatë shtetase të huaja në rajonin e Tetovës

Tetovë, 25 Nëntor – Sektori për Punë të Brendëshme (SPB) në Tetovë, gjatë një aksioni të premten mbrëma rreth orës 23 deri në ora 24, ka kapur shtatë shtetase të huaja në një lokal nate në rajonin e Gostivarit, konkretisht në fshatin Çegran. Bëhet fjalë për një aksion të policisë së Tetovës, me asistencë të Policisë së uniformës, njësitit Alfa, inspektorë të krim policisë dhe krim teknikës, njoftoi kryeshefi I Policisë së Tetovës, Faik Dervishi, për “Tv Koha”. Aksioni I së premtes mbrëma, është realizuar pas informatave të marra nga terreni, se në rajonin e Gostivarit, qëndrojnë ilegalisht shtetase të huaja.”Pas këtyre informacioneve në ndërmorrëm një aksion dhe kemi kapur, gjashtë shtetase nga Sërbia dhe një nga Kroacia. Bëhet fjalë për B.N e lindur në vitin (1988), D.A e lindur në vitin (1981), që të dyja nga Beogradi, S.M e lindur në vitin (1987) dhe D.J e lindur në vitin (1987), që të dyja nga Pançeva, R.L e lindur në vitin (1988) në Mitrovicën e Sremit, H.K e lindur në vitin (1982) nga Kikinda dhe M.S e lindur në vitin (1987) nga Osijeku I Kroacisë të cilët pasi janë kapur janë dërguar në zyrën e Policisë në Gostivar”, deklaroi Dervishi.

Vajzat sipas kryeshefit, kanë qenë të punësuara në lokalin “9(nëntëshja) e Artë”, në fshatin Çegran, pronë e personit S.B (1961), nga I njejti fshat.Informacionet që kemi poseduar paraprakisht thotë Dervishi, thonë, se vajzat kanë qenë të punësuara si “Dance valltare” dhe Striptiz. Poashtu është dyshuar se vajzat kanë qenë viktimë e trafikimit me njerëz, dukurisë së cilës ne I kemi shpallur luftë të pakompromis.Pas bisedave me vajzat të njejtave u është ndaluar qëndrimi një vjecar në Maqedoni dhe të njejtat janë dërguar në vendkalimin kufitar Tabanoc, prej ku janë depërtuar për në vendet e tyre, tha më tej, Dervishi.Poashtu gjatë aksionit policor është gjetur edhe një pistoletë e tipit , EKO-TUNA-Grizli me kalibër 6.3 mm, tek personi me inicialet (I.I) dhe ndaj të njejtit do të ndërmeren masa adekuat, shpjegon detaje të aksionit kryepolici I Tetovës.Gjatë javës së kaluar në rajonin e Tetovës, sipas kryeshefit të SPB-së në Tetovë, janë ndërmarrë aktivitete për ndriçimin e disa vjedhjeve që kanë ndodhur në rajonin e Tetovës dhe si rezultat I kësaj pune brenda tre ditëve janë zbardhur 16 raste të vjedhjeve të rënda edhe atë, vjedhje të rënda në objekte 9 të zbardhura, vjedhje të rënda në automjete 7 të zbardhura dhe vjedhje të rënda që janë në realizim tre..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *