Home / Lajme / Maqedoni / Komuna nuk lejon mbajtjen e kuvendit të prosperitetit rinor

Komuna nuk lejon mbajtjen e kuvendit të prosperitetit rinor

Më 06.11.2007, komuna e Tetovës ka refuzuar kërkesën e Partisë për Prosperitet Demokratik respektivisht Prosperitetit Rinor që t’i lejohet mbajtja e Kuvendit të rregullt të kësaj strukture rinore të PPD-së në sallën e Kuvendit komunal, ” theksohet në një reagim të PPD-së.Më tej në reagim thuhet se refuzimi i autoriteteve të komunës të Tetovës ka qenë banal dhe tepër absurd.”Arsyetitmi për këtë refuzim ka qënë se “PPD-së nuk i lejohet të përdorë sallën e kuvendit të Komunës”. PPD-ja e dënon ashpër këtë metodë hakmarrëse të autoriteteve të Komunës të Tetovës duke i vënë me dije se komuna e Tetovës nuk është pronë private e BDI-së apo një grushti njerzish që menaxhojnë me atë.

Në atë sallë komunale çdoherë janë mbajtur tubime të ndryshme nga të gjitha partitë politike dhe refuzimi që po i bëhet PPD-së është i pabazë, aq më tepër që në Komunën e Tetovës, PPD-ja është e përfaqësuar me një numër të konsiderueshëm të këshilltarëve”, konstaton PPD-ja.Sipas PPD-së ky refuzim i autoriteteve të Komunës së Tetovës është si pasojë e menaxhimit nga politikanë që nuk kanë sensin e demokracisë dhe tentojnë që pronën e qytetarëve të Tetovës ta bëjnë pronë të BDI-së, me ç’rast edhe njëherë konstatojmë me keqardhje se kjo proviniencë politikë nuk mund të ndahet nga ideologjia marksist-leniniste, por me këmbngulje insiston të promovojë vlerat e një politike që moti të dështuar”, theksohet në reagimin e PPD-së lëshuar për mjetet e informimit..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *