Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i Komunës së Tetovës apelon për normalizimin e situatës në fshatin Brodec

Kryetari i Komunës së Tetovës apelon për normalizimin e situatës në fshatin Brodec

Kryetari i komunës së Tetovës Hazbi Lika, një ditë pas përfundimit të aksionit policor në Brodec dërgoi apel deri te organet kompetente, organizatat joqeveritare dhe Kryqi i Kuq t’u ndihmojnë banorëve të fshatit, të cilët kanë nevojë për ushqim dhe ilaçe.”Apeloj që situata në fshat të kthehet në normale. Pas deklaratave të MPB-së se aksioni me sukses ka përfunduar, kërkojmë të tërhiqen nga fshati që jeta sërish të kthehet në normale”, tha Lika.Ai theksoi se për shkak të faktit se nuk ka pasur informata zyrtare nga MPB-ja për situatën e banorëve, u drejtua deri te këshilltarët komunalë që janë nga Brodeci dhe fshatrat në afërsi, të cilët i kanë thënë se popullata është në gjendje të vështirë, pa ushqim dhe ilaçe.

Lika paralajmëroi se nesër në mëngjes me përfaqësues të komunës dhe gazetarë do të shkojë për vizitë në Brodec, që personalisht të bindet në situatën dhe të shikojë si vetadministrimi lokal mund t’u ndihmojë banorëve..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *