Home / Sport / Makedonija – Renova

Makedonija – Renova

Ekipi I Renovës ka pësuar disfatë në ndeshjen e zhvilluar në Gjorçe Petrov kundër e kipit të Makedonisë me rezultat 2:1. Futbollistet e “Bardhëkaltër” ja filluan mjaftë mirë këtij takimi që në minuten e 11-të kaluan në avantazh me golin e kapitenit Fisnik Nuhiu dhe më këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë e takimit. Ndërsa në pjesën e dytë futbollistet e Makedonisë arrinë që të bëjnë kthesë totale në rezultat, sëpari Simovski në minuten e 50 barazon rezultatin në 1:1, ndërkaq golin e dytë për “Lunaët” nga Gjorçe Petrovi e shënoi futbollisti shqiptar Samir Fazliu.

Më këtë humbje tashmë futbollistet e Renovës zbresin në vendin e shtatë me 18 pikë të fituara. Në takimin e radhës “GipsPunuesit” nga Xhepçishti do takohet me kampionin aktual të maqedonisë ekipin e Pobedes me 25 nëntor në stadiumin e qytetit në Tetovë. Në xhiron e 14-të në eliten e futbollit janë arritur këto rezultate

Shkëndija – Pelisteri 1:0
Makedonija GJ.P – Renova 2:1
Bashkimi – Pobeda 3:4
Millano – Vradari 1:0
Rabotniçki K. – Cementarnica 0:0
Napredoku – Sileksi 2:1

Në vendin e parë në tabelen e klasifikimit gjendet Rabotniçki Kometalli me 36, vendin e dytë sa vjenë e më tepër po e forcon e kipi I Millanos nga Kumanova me 30 pikë, në poziten e tretë ndodhët Vardari me 26 pikë. Renova me dy disatat e fuundit tashmë zbret në vendin e shtatë me 18 pikë, Bashkimi I Kumanivës pozicionehoet në poziten e 10 më 11 pikë, ndërsa fitorja e djeshme ekipin e Shkëndisë e ngren për një vend më lartë me 9 pikë në tabelen e klasifikimit. Për shkak të ndeshjejeve kualifikuese për EURO 2008 që do ti zhvillojnë këtë uikend reprezentacionet, ndeshjet e javës së 15-të, në ligen e parë republikane do të zhvillohen me 25 nëntor.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *