Home / Lajme / Maqedoni / Manifestime të shumta u mbajtën në Tetovë për nder të Ditës së Flamurit

Manifestime të shumta u mbajtën në Tetovë për nder të Ditës së Flamurit

Tetovë 28 nëntor – Atmosfera festiva për nder të ditës së flamurit në qytetin e Tetovës është vërejtur qysh në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Flamuj kombëtar krahas atij shtetëror kanë valuar në qytetin e Tetovës. Kjo është një ditë e madhe për gjithë popullin shqiptar ishin komnetet e qytetarëve të cilët u pronocuan për televizionin Koha
Me një manifestim në sheshin “Iliria” komuna e Tetovës shënoi 28 nëntorin festën e flamurit kombëtar, ku të pranishëm ishin udhëheqësia më e lartë e komuëns dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.Fjalim me këtë rast mbajti kryetari i komunës së Tetovës Hazbi Lika i cili në mes tjerash tha se kjo është një ditë e madhe për gjithë kombin shqiptar pasi që ky flamur dhe shqiptarët kanë vujatur shumë nëpër histori.

Ndërkaq, këtë tubim e përshëndeti edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti..
Në manifestimin e sotëm nxënës të shkollave të mesme të Tetovës mbajtën recitale kushtuar kësaj dite.Manifestimi i sotëm është përcjellë nga nxënës dhe disa qytetarë të Tetovës. .
Dita e 28 nëntorit është shënuar me manifetsime të shumta në shkollat fillore dhe ato të mesme të qytetit të Tetovës.Manifestimi me këngë dhe recitale është shënuar në shkollën fillore Migjeni, ku nxënësit e kësaj shkolle së bashku me arstimatërt e gjuhës shqipe dhe ato të Historisë kishin përgatitur një program të begatshëm kulturo artistik kushtuar ditës së flamurit..
Me këtë rast drejtori i shkollës fillore Arif ceka foli për rëndësinë e kësaj dite.Ndërkaq, me një manifestim kulturo artistik poashtu është shënuar dita e 28 nëntorit në shkollën më të vjetër të Tetovës “Liria”.Edhe në këtë shkollë nuk kanë munguar recitalet e shumta kushtuar ditës së shpalljes së pavarësisë.Me këtë rast drejtori i kësaj shkolle Murat Hasani, lexoi një refrat të shkurtë për nder të kësaj dite.
Manifestime të kësaj natyre janë mbajtur edhe në shkollat tjera të Tetovës dhe në fshatrat e komunave rurale. Ndryshe kombi Shqiptar sot shënon 95 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar, kur në Vlorë Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar.Me datën 28 nëntor janë të lidhura disa ngjarje tjera mjaft të rëndëisishme për shqiptarët..
Në këta përvjetor të lavdisë sonë Kombëtare përkujtojmë dhe festojm 564 vjetorin e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Krujë nga heroi ynë kombëtar-Sknderbeu; 95 vjetorin e Shpalljes së Pavarsisë së Shqipëris dhe ngritjen eFlamurit në Vlorë nga Ismail Qemaili; 10 vjetorin e paraqitjes publike të UÇK-s si forcë çlirimtare; dhe 52 vjetorin e ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *