Home / Lajme / Maqedoni / Me vendim të Bordit Alajdin Abazit i vazhdohet posti i rektorit të UEJL-së

Me vendim të Bordit Alajdin Abazit i vazhdohet posti i rektorit të UEJL-së

Tetovë, 20 Nëntor – Të hënën më 19 nëntor u mbajt mbledhja e Bordit të UEJL, me ç’rast iu vazhdua posti rektorit të deritanishëm të Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë. Kështu, deri më 31 gusht të vitit 2010 Prof. Dr. Alajdin Abazi do të qëndrojë në ballë të UEJL-së. Me këtë rast, Bordi i Universitetit të UEJL-së është shprehur pozitivisht për punën e suksesshme të akademik A. Abazit, gjatë gjithë mandatit të tij në krye të UEJL-së. “Prof. Abazi ka dëshmuar se është lider me cilësi të larta në punët akademike, prandaj edhe duhet të vazhdojë që edhe gjatë mandatit të ardhshëm ta drejtojë UEJL-në”, citohet vlerësimi i thënë në mbledhjen e Bordit të UEJL-së, me rasin e vazzhdimit të postit të rektorit të UEJL-së.Prof. Dr. Rolf Dubs, kryetar i Bordit të UEJL-së pas përfundimit të mbledhjes së Bordit, për opinionin e gjërë publik deklaroi: “Më 19 nëntor Bordi i UEJL-së rizgjodhi Prof. Dr. Alajdin Abazin, për një periudhë të re, edhe atë deri më 31 gusht 2010, në pozitën e rektorit të UEJL-së, rizgjedhje kjo që u përkrah njëzëri nga ana e Bordit”, theksoi prof. Dubs.

Sipas kryetarit të Bordit, ai, por edhe i gjithë Bordi, ishin shumë të gëzuar që akademik Abazi kishte pranuar rizgjedhjen për rektor.“Zoti Abazi ka treguar një kapacitet të lartë në zhvillimin dhe menaxhimin e UEJL-së. Si rezultat i zhvillimit të shpejtë të UEJL-së, është me rëndësi të theksohet vazhdimësia dhe qëndrueshmëria e Universitetit, që është arritur deri më tani, prandaj Bordi është plotësisht i bindur se profesor Abazi është personi, i cili meriton të jetë në këtë pozitë pasi ai siguron vazhdimësinë e zhvillimiit të mëtejmë të UEJL-së”, u shpreh prof. Dubs. Kryetari i këtij Bordi, por edhe i gjithë Bordi, e falënderuan profesor Abazin për angazhimet e tij në punën e deritanishme, duke i dëshiruar suksese edhe në të ardhmen. “Zoti Abazi edhe mëtutje mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Bordit të UEJL-së”, nënvizoi, midis tjerash, prof.Dr Rolf Dubs..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *