Home / Lajme / Rajon / Menduh Thaçi për 28 nëntor qëndroi në Vlorë.

Menduh Thaçi për 28 nëntor qëndroi në Vlorë.

Tetovë 28 nëntor – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë së maqedonisë për implementimn e marrëveshjes së Ohërit Imer Aliu, muarën pjesënë ceremoninë qendrore në Vlorë ku u shënua dita e 28 Nëntorit –Dita ePavarësisë së shtetit shqiptar.Sot krerët më të lartëtëe politikës dhe shtetit të Shqipërisë, të gjithë bashkë fillimisht tek varri I Ismaili Qemalit u përkulën në nderim dhe kujtim të veprës së tij të çmuar për pavarsinë e Shqipërisë.Në fillim të mitingut në sheshin e flamurit në Vlorë, Edi Rama u shfaq në rreshtin e parë me kërkesë të posaçme të kryeministrit Berisha.

Ndërkaq, ai është përshëndetur edhe me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi. Presidenti I vendit Bamir Topi shfrytëzoi 95 vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë për ti bërë thirje të gjith faktorit poilitik në vend për më shumë bashkpunim për të mirën e kombit.Ai poashtu foli edhe për cështjen e kosovës.Më pas drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar së bashku me delegacionet tjera u drejtuan tek varrezat e dëshmorëve për të nderuar kujtimin e të rënve në luftën nacionalçlirimatre. “Sot ne përulemi para atyre qindra vajzave dhe djemve, që luftuan me kushtet më të vështira dhe renditën Shqipërinë në anën e drejtë të historisë“, u shpreh kryeminiatri I Shqipërisë Sali Berisha.Kjo ditë në Vlorë sot shënoi edhe aktin e parë civil ku politikanët kundërshtarë janë shfaqur bashkë për të nderuar një nga pikat kulmore të historisë së Shqipërisë.Në vizitën në Vlorë, në delegacionin e PDSH-së, ishte i pranishëm edhe i kreu i partisë për prosperitet demokratik, Abdylhadi Vejseli.Ndërkaq në sallën e sporteve Kale në Shkup, Partia Demokratike Shqiptare, mbajti koncert madhështor për nder të ditës së flamurit.Në këtë koncert morrin pjesë, këngëtarë eminent nga maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, si:Elita 5, Rovena Dilo, Redon Makashi, Minatori, Big Mama, Jehona Sopi, Etno Engjujt, si dhe aktorët e spektaklit portokalli..
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Ramush Haradinaj përulet para varrit të Ibrahim Rugovës (Foto)

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj është përulur në orët e para …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *