Home / Lajme / Maqedoni / Ministri i Ekologjisë, përuron punët për ujë të pijshëm në Zhelinë dhe Grupçin

Ministri i Ekologjisë, përuron punët për ujë të pijshëm në Zhelinë dhe Grupçin

Tetovë, 19 Nëntor – Ministri I Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Xhelil Bajrami, I shoqëruar nga nënkryetari I Partisë Demokratike Shqiptare, Ruzhdi Matoshi, deputeti I zonës numër gjashtë, Agim Ramadani, kryetari I degës së PDSH-së, në komunën e Zhelinës, Sali Ajdini dhe prefekti I komunës së Zhelinës Qenan Aliu, sot kanë vizituar fshatin Grupçin dhe fshatin Zhelinë.Qëllimi I kësaj vizite ishte që ky delegacion të njihet për së afërmi me projektet që realizohen me financim të pushtetit qendror konkretsiht të Ministrisë së Ekologjisë.Në fshatin Grupçin, është në realizim e sipër punët për rezervoarit të ujit dhe rrjetit të ujësjellësit.Këto dy projekte kapin vlerën prej 30 mijë eurosh, të financuara nga ana e Ministrisë së Ekologjisë.”Qëllimi I kësaj vizite është që të përmirësojmë infrastrukturën e banorëve të këtij fshati.pasi ky është përcaktim I qeverisë dhe Partisë Demokratike Shqiptare, ndërsa ky projekt kap vlerën prej 30 mijë euro që të përmirësohet gjendja me ujin e pijshëm për këta banorë dhe sot jemi këtu për të inspektuar punët dhe shpersojmë se breda një jave do të përfundojë me sukses ky projekt”, deklaroi ministri Bajrami, në fshatin Grupçin.

Në këtë delegacion ishte I pransihëm edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare Ruzhi Matoshi
“Ne në komunën e Zhelinës kemi konkretizuar 5 projekte gjatë vitit 2007 , në fshatin Grupçin jemi duke i parë punimet e konkretizimit të punëve të rezervuarit të ujit dhe rrjetit të ujësjellsit. Me këto pesë projekte të cilët janë konkretizuar gjatë vitit 2007, në komunën e Zhelinës verehet dukshëm përmirësimi i disa çështjeve të cilët i kanë tanguar këto qytetar dhe gjatë këtij viti ne si pjesë e qeverisë dhe si parti, do të bëjmë sanimin e tre shkollave të cilët janë jashtë zakonisht në gjendje të rëndë dhe do të bëjmë përfundimin e rrugës së Novosellës , do të bëjmë përfundimin e rrugës në Leshnicë dhe në të disa projekteve që janë veçmë të ditur si sallat sportive dhe objektet sportive”, tha Matoshi..
Ndërkaq, kryetari I degës së partisë demokratike shqiptare I komunës së Zhelinës, Sali Ajdini, në emër të banorëve të kësaj komune, falemenderoi Ministrinë dhe angazhimin e PDSH-së, në realizmin e pro0jekteve vitale për këta banorë, tha Ajdini, duke vërjetur më tej se me kësisoj projektesh do të vazhdohet edhe në të ardhmen.Ndërkaq, I njejti delegacion sot ka qëndruar për vizitë për të përuruar nisjen e punëve për ndërtimin e rezervoarit të ujit për këtë fshat.” Një vizitë që pata para katër muajsh në fshatin Zhelinë mësova që prioritet kryesor dhe shqëtsim numër një i banërove të këtij fashati është uji për pije, dhe ne sot në mënyrë solemne bëjmë, fillimin e rezervuarit për ujë për pije, shuma të cilen e ka ndarë ministria e ekologjisë për vitin 2007 është 6 milion denarë, gjithashtu dua t’i siguroj banoret e fashatit se ky projekt do të mabrojë nga mesi i vitit 2008. Ministria e Ekologjisë edhe gjatë vitit 2008 ka ndarë një shumë pre 6 miloin denarë që besojmë se do të jetë një mbyllje e mirë dhe një zgjidhje e mirë e këtij problemi që i preokopon qytetaret e Zhelinës”, tha në Zhelinë Minstri Xhelil Bajrami. Ndërkaq, deputeti Agim Ramadani tha, se sot në menyrë solemne në bashkpunim me fshatarët e fshatit Zhelinë, Komunës së Zhelinës dhe në falemederojmë Minstrinë e Ekologjisë dhe Partisë Demokratike Shqiptare që bëjmë realizimin e pjesës konkrete të punimeve të bazenit të ujësellësit në fshatin Zhelinë. Ky projekt është i madhë që do të furnizoje afër 700 shtëpi të fshatit Zhelinë me ujë të pijshëm dhe të pastër”, tha Ramadani.Kjo iniciativë është përshëndetur edhe nga imami I fshatit Zhelinë, Ekrem Hasani, I cili tha se ky projekt është I mirëseardhur për banorët e Zhelinës si nevojë imanente.Proejktet në fjalë janë përshendetur edhe nga banorët lokal.Ndërkaq, prefekti I komunës së Zhelinës Qenan Aliu, tha në mes tjerash.” .
“Në vazhdën e aktivitetteve në sferën e infrastrukturës që bënë pushteti lokal në kohabitim me Qeverinë e RM-së në veçanti me Ministrinë e Mjedisit Jetësor, dhe në veçanti me një kohabitim të ndërsjelltë të Partive Politike Shqiptare PDSH-së dhe PPD-së participiente në Qeveri realizojmë disa projekte vitale për banorët e komunës së Zhelinës” theksoi ai..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *