Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Ekologjisë pastron Lumin Shkumbin në Tetovë

Ministria e Ekologjisë pastron Lumin Shkumbin në Tetovë

Tetovë, 25 nëntor – Një javë pas fillimit të pastrimit të lumit të Shkumbinit në Tetovë, sot për të vërejtur për së afërmi se si shkojnë punët, qëndroi për vizitë Ministri i i Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit Jetësor Xhelil Bajrami, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Skender Palloshi dhe kryetari i degës së Partisë Demokratike Shqiptare në Tetovë, Hadi Iljazi. Me këtë rast , Hadi Iljazi, tha se kjo ishte një kërkesë permanente e qytetarëve të Tetovës, për shkak të mos mirëmbajtes së mirë të qytetit në përgjithësi.”Sidomos Lumi i shtrati ishte në gjendje të vështirë dhe ne e lutëm ministrin që të ndërrmer masa dhe ministri e pa të arsyeshme dhe lëshoi mjete për këtë aksion dhe mendoj se është shembull edhe për një kujdes ndaj qytetarëve, pasi këso aksionesh janë ndërmarrë edhe në vende tjera dhe kjo ishte nevojë e madhe.Qytetarët kanë shprehur gatishmëri që të ndihmojnë vullnetarisht këtë aksion por në bashkëpunim me ministrinë e ekologjisë atë e kemi lënë për në pranëverë edhe kur ka më shumë aktivitete ekologjike.

Një aksion të këtillë do të ndërmarrin në pastrimin e lumit të shkumbinit dhe Kodrës së Diellit:, tha në mes tjerash Kreu i degës së PDSH-së, në Tetovë, Hadi Iljazi. Ministri Xhelil Bajrami, tha, se ky projekt kap vlerën prej 1 milion denarëve dhe ka për qëllim pastrimin e Lumit Shkumbin.”Jam këtu së bashku me degën e Partisë Demokratike Shqiptare për të parë punët të cilët i bëjmë këtu, në pastrimin e lumit.Ne si ministri këtë vit kemi ndarë 1 milion denarë për pastrimin e lumit të qytetit dhe vazhdojmë të jemi permanent në shërbim të qytetarëve të komunës së Tetovës, dhe jemi duke pritur çdo ditë nga qytetarët jo vetëm të Tetovës por edhe nga qytetet tjera ne si parti presim çdo propozim të tyre për t`iu shëbyer sa më mirë.Sot jemi këtu, shumë shpejt do të kemi projekte tjera për të mirë të qytetarëve.Sot ka gati një javë që kanë filluar punët dhe besoj se brenda një jave do të përfundojë pasi që kjo është faza e parë dhe në vitin 2008 do të ndahen më shumë mjete për pastrimin më të mirë të lumit.Mesazhi im është drejtuar qytetarëve që ta ruajmë këtë pasuri kombëtare të qytetit të Tetovës, deklaroi Bajrami..
Nga ana e tij Skender palloshi, theksoi se duhet të rritet vetëdija tek qytetarët“Pastrimi i lumit shkumbinn është një problem permanent që zgjat vite me radhe, vetëdija e qytertarëve të ritet që të vije deri tek një mirëmbajtje më e mirë dhe më e dëshirueshme të këtij lumi ju e shihni se shumica e mbeturinave janë që hudhen nga jashtë.Prandaj në bashkëpunim me Ministrin e ambientitbjetësor kërkuam që shtrati i lumit shkumbin të pastrohet”, tha zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Skender Palloshi, i cili është edhe banorë i kësaj lagje.Kompetentët u shprehën se kësao askionesh duhet të meren më shpesh ndërsa qytetarëve u mbtetet që të kenë kujdes se ku i hedhin mbeturinat..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *