Home / Lajme / Maqedoni / Ndihma për banorët e Brodecit nga shoqata Merhamet

Ndihma për banorët e Brodecit nga shoqata Merhamet

Tetovë, 20 Nëntor – Organizata humanitare Merhamet, Dega e Tetovës të martën ka dërguar ndihma humanitare për banorët e fshatit Brodec të Malsisë së Tetovës. Anëtari I organizatës humanitare Merhamet Abdylmexhit Saliu tha se ndihmat përbëhen kryesisht nga artikuj ushqimor. “Ndihmat janë për të gjithë banoret e fshatit, kemi llogaritur për 100 familje, sa ka nevojë. Ndihmat përfshin miell sheqer, vaj dhe të ndryshme. Sasia është mbi 8 mijë kilogram miell, 1 mijë litra vaj 1 mijë kilogram sheqer, oriz dhe të ndryshme” tha Saliu. Nebi Qerimi anëtar I këshillit të emergjencës të fshatit Brodec, deklaroi se ndimat do t`u jepen të gjithë banorve të fshatit. “Këshillii I emergjencës të fshatit Brodec ka marrë vendim, që të gjitha këto ndihma të cilët I ka sjellë orgnizatat humanitare, do t’I shpëndajme me realitet. Ndihmat së pari janë ndarë për familjaret e të arrestuarve dhe familjeve të vrarë” deklaroi antari I këshillit të emergjencës të fshatit Brodec Nebi Qermi.

Shoqata kulturore humanitare Merhamet me ndihmat humanitare në fshatin Brodec të Malsisë së Sharrit do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.Ndryshe në këtë fshat ndihma dërgoi edhe kryqi I kuq I Tetovës. Banorët kanë falemenderuar organizatat të cilët ndihmojnë ato në këto ditë të ëvshtira duke bërë apel që edhe organizatat tjera të dërgojnë ndihma..
Kasam Selimi

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *